web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tërmeti më i fortë në histori tund kontinentin, alarm për cunami shkatërrimtar

10 Janar 2018, 08:19, Aktualitet CNA

Një nga tërmetet më të forta në histori ka goditur Karaibet në brigjet e Hondurasit natën e mbrëmshme, duke tundur kontinentin dhe duke dhënë alarmin për një cunami të rrezikshëm.

Deri më tani nuk ka pasur raportime për dëmtime serioze apo viktima.

Zyrtarët në Honduras thanë se dridhja ishte e regjistruar në pjesën më të madhe të shtetit dhe kishte disa njoftime për çarje të shtëpive në krahinat Colon dhe Atlantida përgjatë bregut verior dhe Olancho në Hondurasin lindor.

Qendrat e cunamit lëshuan e paralajmërime për Porto Riko, Ishujt Kajman, Kubë, Xhamajka, Belizë dhe ishujt e tjerë të Karaibeve, si dhe në brigjet e Meksikës e Amerikës Qendrore, duke paralajmëruar se nivelet e detit mund të rriteshin deri në 3 metra mbi normalen, por asnjë cunami nuk është parë ende në horizont.

Nga matjet e para Sondazhi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti ishte i shkallës 7.6 rihter.

Epiqendra e goditjes ishte në det rreth 200 kilometra në veri-lindje të Barra Patuca, Honduras dhe 188 milje (303 kilometra) në jugperëndim të George Town, Ishujt Kajman.

Dridhja e tërmetit ndodhi rreth 6 milje (10 kilometra) poshtë sipërfaqes.

Tërmeti i mbrëmshëm ishte një nga më të mëdhenjtë që ka goditur Karaibet në historinë e regjistrimeve të tyre. Tërmeti i vitit 2010 që shkatërroi Haitin ishte me magnitudë 7.0./CityNews





Lajmet e fundit nga