web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lulzim Basha tregon arsyen përse nuk pranon të bashkëpunojë me Edi Ramën

10 Janar 2018, 20:03, Aktualitet CNA

I ndodhur në studion e emisionit ?Fakt? kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndër të tjera ka folur edhe për bashkëpunimin e tij me kundërshtarin politik Edi Rama, duke e mohuar kategorikisht një mundësi të tillë.

?Nuk ka asnjë bashkëpunim me Edi Ramën. Ai është i inkriminuar. Nuk e kam konsideruar në asnjë çast bashkëpunëtor Edi Ramën, por palë politike.Palë është edhe sot, që duhet mundur. Bashkëpunëtor nuk e kisha as me 18 maj. Edi Rama nuk njeh demokraci, nuk njeh votë të lirë. Ky njeri njeh vetëm sundimin mafioz, 10 oligarkë marrin gjithë tenderat dhe koncensionet, dhe kjo është arsyeja dhe shkaku i gjendjes ekonomike dhe largimit të shqiptarëve?, ka vlerësuar Lulzim Basha. Për të cilin zgjidhja e ngërçit politik nuk mund të vij pa larguar shkakun.

?Zgjidhja vjen nga koalicioni i vlerave. Nuk mund të ketë drejtësi pa shkuar në burg Tahiri, Dako dhe çdo zyrtar i korruptuar?, është shprehur Lulzim Basha./CityNews





Lajmet e fundit nga