web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-ministri i Ramës reagon ndaj mbylljes së thertoreve të vogla/ Ja të vërtetat që 'rrëzojnë' qeverinë

10 Janar 2018, 18:51, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmon Panariti, ka reaguar lidhur me mbylljen e thertoreve të vogla nga autoritetet shtetërore.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Panariti shprehet se mbyllja e thertoreve nuk ka lidhje me sigurinë shëndetësore, por me favorizimin që qeveria po i bën importit të gjësë së gjallë, krahas atij vendas.

“Qindra thertore te vogla dhe pika therje u mbyllen forcerisht ane e mbane vendit. Po perse raprezaljet mbi to nuk kane lidhje me sigurine ushqimore? Shihni me qetesi treguesit e meposhtem dhe gjykoni. Sipas Drejtorise se Pergjitheshme te Doganave, ne tremujorin e fundit te 2017, u importuan 3498 qingja te gjalle, nderkohe qe ne te njejten periudhe te nje viti me pare importi i tyre eshte zero. A u favorizua importi?!!….Gjykojeni ju vete!!”, – shkruan Panariti.

Sipas tij statistikat tregojnë se mishi i qingjit është shtrenjtuar si pasojë e importit dhe vendimeve të qeverisë, e kësisoj është dëmtuar dhe po dëmtohet konsumatori.

“Por le te vazhdojmë me tej arsyetimin. Statistikat tregojne se ne fund te 2017, nje kg mish qingji u shit ne treg me 5000 leke te vjetra nga 3200 leke te nje viti me pare, pra nje rritje me 36%. A u demtua konsumatori?! …. Gjykojeni ju vete.!! …..”, – thotë ai.

Në përfundim Panariti shprehet se qeveria po vepron ndryshe nga BE, kjo sepse ajo po mbyll thertoret në vend që t’i standardizojë dhe licensojë.

“Se fundi perse ky aksion nuk ka të beje me sigurine ushqimore? Blegtoria shqiptare mbizoterohet nga bagetite e imta. Qingjat tane, mbahen kryesisht ne kullote, ndersa bagetite e importuara jane te rritjes Industriale, pra ushqehen me koncentrate dhe premikse.. Cilat janë me te sigurta? Gjykojeni vete.!! Bashkimi Europian ka standartizuar dhe licensuar pikat e therjes dhe thertoret e vogla. Merrini keto direktiva dhe pershtatini me bizneset tona te vogla te perpunimit te mishit por mos i rafshoni ato?! Ne Gjermani, France, Itali ka me mijra pika therje dhe thertore te vogla te cilat jane pjese e tradites dhe e vlerave lokale…. Ato jane furnizuesit kryesore të prodhimeve te tyre te markes dhe te agroturizmit.. Jane keta te vegjel qe na bejne ne te medhej, thone operatoret turistike te ketyre vendeve.” /CityNews





Lajmet e fundit nga