web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministrja Felaj tregon fazën në të cilën ndodhet reforma në drejtësi

8 Janar 2018, 18:32, Aktualitet CNA

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, e ftuar në studion e lajmeve në Report TV, ka komentuar reformën në drejtësi dhe procesin në të cilën ndodhet kjo e fundit.

Felaj shprehet se institucionet janë duke punuar për ta çuar më tej procesin dhe kanë përfunduar dëgjesat me shoqërinë civile.

?Jemi në një moment të rëndësishëm. Institucionet janë duke punuar dhe institucionet mbështetëse kanë kohë që janë futur në vrullin e punës. Dhe zgjedhja e Prokurores së Përgjithshme e plotëson vendin vakant dhe ndikon pozitivisht. Kanë mbaruar dëgjesat me shoqërinë civile dhe do të ndiqen hapat për të proceduar më tej?, shprehet Felaj. /CityNews

 





Lajmet e fundit nga