web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

‘Këtu ka shtëpinë Monika Kryemadhi’: Bes Kallaku dhe Erion Isai publikojnë videon epike

6 Janar 2018, 09:54, Aktualitet CNA

Dy aktorët e njohur të humorit shqiptar, Bes Kallaku dhe Erion Isai prej disa kohësh janë tërhequr nga skena e ?Portokalli?-së në të cilën performuan për vite me radhë. Këtë largim ata e lidhën me hedhjen në treg të një projekti të ri që ekranet shqiptare nuk e kanë njohur më parë.

Para disa kohësh dyshen e njohur e pamë edhe në rolin e prezantuesve në ?Kënga Magjike?. Por dje ata kanë paralajmëruar rikthimin e tyre në humor me një video epike. Bes Kallaku ka dalë të shesë këpucë, që me shumë mundësi janë të Xhensilës, ndërkohë që Erioni është blerësi.

Besi i shpjegon çmimet dhe Erioni e pyet: ?Vetëm kaq keni?? Në këtë moment, Besi fillon të bërtasë ?Edi Rama? disa herë dhe një palë këpucë i fluturojnë mbi kokë.

?O vëlla a ke magazinën në kat të dytë?, i thotë Erioni.

?Jo ka shtëpinë Monika Kryemadhi?, ia kthen Besi./CityNews

We are back. Hahahaha. @erion_isai @eduart_grishaj

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on





Lajmet e fundit nga