Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Sa më i varfër të jesh aq më shumë shpreson që të bëhesh i pasur sa më shpejt. Në të gjithë botën njihet lidhja mes varfërisë dhe tendencës për të luajtur me loto, bixhoz, kazino etj. Në Amerikë psh, në lagjet e varfëra luhet bizhoz sa dyfishi i lagjeve normale.
Nuk bën përjashtim as Shqipëria, ku sa vjen e shtohet shuma që banorët shpenzojnë për lojera fati. Në vitin 2016, shpenzimet zyrtare për kazino, loto, bingo, baste, lotari ishin 15.2 miliardë lekë, ose gati 140 milionë dollarë, sipas të dhënave që Monitor ka përpunuar nga deklarimet zyrtare në bilanc të të ardhurave të subjekteve të licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Në krahasim me një vit më parë, shpenzimet e shqiptarëve në kërkim të fatit janë rritur me 15%, duke zhvlerësuar ?përpjekjet? e qeverisë në 2013-n për të luftuar këtë fenomen, përmes aksionit ?Fundi i Marrëzisë?, apo ndryshimeve legjislative për t?i nxjerrë kazinotë jashtë qytetit, por që për shkak të lobingjeve të forta afatet shtyhen vazhdimisht (në 2019). Këto janë vetëm shpenzimet zyrtare, teksa nuk llogaritet informaliteti që vlerësohet i lartë në këtë sektor. Pak muaj më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaroi se 375 milionë euro është shifra e të ardhurave të munguara që nuk janë mbledhur nga ana e institucioneve përgjegjëse për periudhën 2014-2016.
Nga deklarimet zyrtare, kazinotë elektronike rezultojnë kategoria ku shqiptarët tentojnë të provojnë fatin, në zgjedhjen e bardhë apo e zezë, lojërat me fruta, slot machines etj. Në subjektet e licencuara nga Autoriteti si kazino elektronike rezultojnë të jenë shpenzuar 10 miliardë lekë, ose rreth 92 milionë dollarë. Kazinoja elektronike më e madhe në vend APEX ? AL, e ndjekur nga ADRIATIK GAME, ASTRA ALBANIA Sh.a, TOP START.
Më pas janë shpenzimet për baste sportive me rreth 30 milionë dollarë, teksa në 2016-n ishte edhe Kampionati Europian.
Regency Kazino ka rritur të ardhurat me rreth 40% në 1.4 miliardë lekë.
Për lotaritë dhe bingot, shpenzimet janë më të ulëtat, në rreth 5-6 milionë dollarë.
Por, më shumë sesa individëve, që kërkojnë të bëjnë goditjen e jetës, fati u buzëqesh kompanive, që marrin 30-50% të të ardhurave si fitime dhe rezultojnë si sektori më fitimprurës në vend. APEX renditet në 10 kompanitë më të mëdha në vend përsa i përket fitimeve (1.3 miliardë lekë fitime), ndërsa ka një normë fitimi prej 51%.
VLT Albania raportoi 450 milionë lekë fitime, me një normë kthimi prej 42%. Fitimet e Regency International Casino Tirana u dyfishuan në 445 milionë lekë, me një normë fitimi prej 31%.
Astra Albania raportoi fitime prej 557 milionë lekësh, me një normë prej 27%. Normë më të ulët raportoi Adriatik Game, me 17%, teksa fitimet në vlerë absolute arritën në 353 milionë lekë.
Pritet të shikohet se çfarë ndikimi do të japë në këtë aspekt futja në funksion e koncesionit të monitorimit të këtyre subjekteve, që ka hyrë në fuqi në mes të vitit të kaluar. Ky koncesion është kundërshtuar në Gjykatë nga Shoqata e Shoqërive të Lojërave të Basteve Sportive./ Monitor
Paraditja e sotme dominohet nga kthjellime dhe vranësira kal...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Dite e tensionuar kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne ...
Le të jemi të sinqertë, sa prej nesh i kanë plotësuar qëllim...
Jemi qënie të gjalla që kemi nevojë të punojmë që të siguroj...
Një video e një alieni që futet në diskun e tij fluturues po...
Ish- deputetja e PD, Majlinda Bregu është mjaft aktive në rr...
Silvestër Stalone, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore. ...
Edhe pse është kampione kickboxi e Shqipërisë, Rashel Kolane...
Lori Hoxha milionerja shqiptare është shumë e përfolur për j...
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli. ka njoftuar s...
Që prej 29 vjetësh banorët e Floridas nuk kishin parë dëborë...
Emisioni investigativ Boom, në puntatën e sotme dhe të parën...
Një video po qarkullon në internet ku shikohet një vajzë e c...
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24, analisti ...
Nuk është çudi që me anë të kësaj fotoja të mund të zbuloni ...
Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, ish kryeprokurori Sol...
Nëse e keni pasur telefonin tuaj për një kohë të gjatë, atëh...
Sipas të dhënave të publikuara, importet e antidepresivëve s...
Është e jetës që të gjithë duhet të shkojmë në një funeral n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...