web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputeti i PD: Nuk ndaluan Tahirin në kufi e ndalojnë nëna me fëmijë

2 Janar 2018, 14:15, Aktualitet CNA

Pas deklaratës së Policisë së Shtetit ndaj qëndrimeve të drejtuesve të opozitës, ka reaguar dhe deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka shprehet se ?kujdesen të bëjnë të qartë se në këtë akt të paligjshëm qenka pjesë dhe prokuroria, pikërisht ajo të cilën më 18 dhjetor , në mënyrë antikushtetuese Rama e futi në duar duke u zgjedhur vetë Prokuror i Përgjithshëm?, ndërsa më tej ka thënë se policia nuk kapi Tahirin në kufi dhe ndalojnë nëna me fëmijë.

Reagimi i plotë:

?Policia e Rames? paska reaguar ndaj qendrimeve te drejtuesve te opozites per ndalimet e qytetareve qe protestuan me 18 dhjetor.
Cfare bie ne sy ne deklaraten e Rames, nenshkruar nga ?policia??
Se pari ; kujdesen te bejne te qarte se ne kete akt te paligjshem qenka pjese dhe prokuroria, pikerisht ajo te cilen me 18 dhjetor , ne menyre antikushtetuese Rama e futi ne duar duke u zgjedhur vete Prokuror i Pergjithshem.
Se dyti; perpiqen te justifikojne aktet jo vetem antiligjore por dhe antinjerzore te ndalimit te familjareve dhe grave ne netet e festave duke e justifikuar me faktin qe ndalimet jane bere ne pikat kufitare…keta qe nuk ndaluan Tahirin ne kufi e ndalojne nena me femije.
Ne fakt justifikimi i tyre eshte mashtrim sepse nuk jane ndaluar qytetare vetem ne pikat kufitare por dhe ne shtepite e tyre, tamam me 31 dhjetor ne darke. E kjo nuk eshte rastesi por nje kopjim i Rames nga metodat e Sigurimit te Shtetit. Fakt eshte qe monstra ne krye te qeverise nuk e ka per here te pare zbatimin e kesaj metode dhe jo vetem me ndalimet nga policia. Mjafton te evidentohet fakti qe me qindra e qindra familjare ne keto vite , jane pushuar nga puna pikerisht ne daten 31 dhjetor ( verifikoni duke filluar nga ndermarrja e UK Tirane) e kjo me te vetmin qellim antinjerzor qe ata , qytetaret, te ndjehen sa me te ligeshtuar.
Sidoqofte asnje prej te ndaluarve nuk eshte sot ne qeli sepse nuk ka gjykate qe tju privoje lirine atyre ne menyre te kundraligjshme. Deri sa Rama te shpallet dhe kryegjyqtar.
Kete nuk duhet dhe nuk mund ta lejojme, ndryshe do te jete vone per te gjithe edhe per ata qe sot ngazellehen nga monstruoziteti i kryeministrit. /CityNews





Lajmet e fundit nga