web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha akuzon medien/ Është urdhëruar që të mos flasë për inceneratorët

26 Dhjetor 2017, 20:58, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Top Story”, i cili po zhvillohet në ambientet e selisë blu, ka hedhur akuza drejt medies.

Sipas Bashës, Media po i shërben qeverisë dhe është e kapur nga Edi Rama, ndërsa shtoi se mediet kanë hequr nga transmetimi skandalin me inceneratorët. Ai tha se media ka marrë urdhër të mos flasë më për inceneratorët. Ai tha se kjo është arsyeja që ky skandal është larguar nga media dhe opinioni publik.

“Disa nga mediat profesionale duket që janë në një presion të jashtëzakonshëm. Psh çështja e inceneratorëve, me sa duket të gjitha mediat kryesore kanë marrë urdhër me shkrim dhe me gojë që të mos merren me inceneratorët, një aferë qindra milionë euro, për të cilën në mënyrën më të turpshme çensurohet opozita. Sa herë që PD, unë personalisht, bashkëpunëtorët e mi, kanë komunikime politike për këtë çështje, me dorë të padukshme qeveria e heq këtë lajm nga ekrani i Top Channel, të televizionet e tjera, në çdo televizion zhduket lajmi.”, – tha Basha. /CityNews





Lajmet e fundit nga