Krishtlindje në Betlehem/ Më pak pelegrinë se vitet e kaluara
Në Betlehem është mbajtur mesha e shenjtë për ditën e lindje...
Kryeprokurorja e përkoshme, Arta Marku ende nuk ka firmosur për titullarët e rinj të prokurorive lokale. Gjë e cila, ka detyruar disa zyrtarë socialistë që të gjejnë mënyrat për t?a nxitur atë që të avancojë me ndryshimet e prokurorëve.
Në inboksin e disa gazetarëve, të dielën, qarkulloi një listë ndryshimesh në drejtimin e prokurorive kryesore të vendit, por që shumë prej tyre nuk mundën t?a publikonin si lajm, pasi u mungonte konfirmimi.
Kryeprokurorja e re duket se është në situatë të vështirë për të menaxhuar si duhet politikën e kuadrit në institucion.
Me shumë gjasa, Marku duket se do të jetë nën presionin e partisë që e votoi për të realizuar ndryshimet në staf.
Por nga ana tjetër, nëse do të plotësojë dëshirat e socialistëve, kryeprokurorja do të duhet të llogarisë mirë parashikimet ligjore.
Në paketën ligjore të Reformës në Drejtësi, Prokurori i Përgjithshëm, edhe ai i përkohshmi, ka kompetenca të limituara, krahasuar me paraardhësit e tyre.
Në nenin 160, pika 2 e ligjit ?Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve?? janë përcaktuar kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm deri në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Në këtë nen nuk është parashikuar e drejta e Prokurorit të Përgjithshëm për të lëvizur stafin drejtues në prokuroritë lokale.
Kryeprokurori mund të ndërhyjë në plotësimin e vendeve vetëm atëherë kur mbeten vakante. Pra, duke e lexuar ligjin drejt, kryeprokurorja duhet të firmosë komandimet e drejtuesve të prokurorisë vetëm në ato raste kur drejtuesit aktualë largohen me dorëheqje ose kur ndaj tyre vendoset masë sigurimi për hetime penale.
Kjo tregon, nëse lëvizjet bëhen pa u diktuar nga nevoja e vendit vakant, drejtuesit mund të bëjnë kallëzim për shpërdorim detyre të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.
Ndërkohë, shumë më e vështirë është lëvizja e drejtuesve të prokurorisë që janë të emëruar. Duke lexuar dispozitat ligjore, duket se Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm nuk ka asnjë kompetencë mbi prokuroritë lokale.
Ai ishte e tëpërt protesta e opozitës për emërimin e kryeprokurores?
Jo. Kryeprokurori i përkohshëm ka disa kompetenca; të cilat ndikojnë drejtëpërdrejtë në karrierën e prokurorëve. Mundësia ligjore ekziston që ajo të ushtrojë presion mbi prokurorët, sidomos atyre që kanë dosje të rëndësishme.
Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm ka në dorë vlerësimet vjetore të performancës së prokurorëve, si edhe vlerësimet në kuadër të ligjit të ?Vettingut?. Për rastin e dytë, situata është e qartë. Nëse kryeprokurorja harton një raport negativ, atëherë prokurori ngel në Vetting dhe automatikisht del nga sistemi i drejtësisë. Pra, asnjë prokuror nuk do të donte të krijonte raporte negative me Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm.
Për rastet e vlerësimeve vjetore të performancës së prokurorëve, kryeprokurorja e përkohshme mund të ndikojë në karrierën e vartësve të saj.
Në bazë të ligjit, çdo prokuror që do të kandidojë për drejtues prokurorie kur të krijohet Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), duhet të ketë, ndër të tjera, vlerësimin ?shumë mirë? për tre vitet e fundit. Ky vlerësim periodik realizohet në periudhën Janar-Shkurt të çdo viti.
Për vitin 2017, vlerësimet do të hartohen dhe nënshkruhen nga Arta Marku. Nëse ajo do të jetë subjektive në vlerësime, me anën e raporteve të hartuara nga zyra e saj mund të ?djegë? karrierën e kandidatëve potencialë për drejtues prokurorie pasi të krijohet KLP-ja./Opinion.al
Në Betlehem është mbajtur mesha e shenjtë për ditën e lindje...
Bleona Qereti perpiqet gjithmonë të ngacmojë fansat me fotot...
Anastas Janullatosi ka bërë kërkesën e tij të parë për të ma...
Në Shqipëri po hedh shtat një tezë, e cila meriton disa epit...
Ka qenë prej vitesh një nga vajzat më të komentuara të showb...
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me makinën e cila u ...
Emri i Encës ka pushtuar të gjitha portalet gjermane. “Enca ...
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë padyshim një nga çift...
Një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosu...
I ftuar mbrëmë në emisionin “Why not” ishte Kastro Zizo i c...
Në qytetin e Shkodrës paraditen e sotme është mbajtur një pr...
Edhe pse në temperatura të ulëta dhe në një ambient të mbulu...
Edhe pse ka lënë vendin tonë për t’ju dedikuar karrierës ndë...
Një shtetas i moshës 51-vjeçare është arrestuar nga policia ...
Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ka ...
Sara Hoxha ka zgjedhur të urojë Krishtlindjet me një foto të...
Ditën e djeshme u publikua kënga e fundvitit të Top Channel,...
Ish-kryeministri Berisha ka zgjedhur të urojë shqiptarët për...
Dy vite më parë Arbana Osmani u bë për herë të parë nënë e n...
Presidenti i Guatemalës Jimmy Morales urdhëroi që ambasada e...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...