web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I zhgënjyer Redon Makashi: Isha betuar që kurrë nuk do merrja pjesë në festivale

24 Dhjetor 2017, 14:42, Aktualitet CNA

Këngëtari Redon Makashi nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale shprehet i zhgënjyer për pjesëmarrjen e tij në Festivalin e Këngës në Radio Televizionit Shqiptar, duke thënë se ishte betuar që nuk do të merrte kurrë pjesë në festivale apo konkurime, por do të qëndronte në rolin e një spektatori.

Makashi i cili njihet nga publiku shqipar si një vokal shumë i fuqishëm i skenës , e përshkruan këngët e tij me shumë ndjenjë.

?Kjo këngë lindi ashtu nga unë, u vesh aq bukur e me finesë nga orkestrimi i Genti Myftarait, filloi të flas me vargjet e Timo Flokos?.Kështu që filloj të ec me këmbët e saj e të rritet ngadal ngadal në rrugët e panjohura me njerëz që e duan dhe e poshtërojnë me ata që e puthin e ata që e pështyjnë. Gjithsesi tani doli në jetë e do eci vetë?, shkrua këngëtari në statusin e tij.

Ndëkohë ai shpreh keqardhjen e tij duke thënë: ?Për një gjë më vjen keq, e vrava me duart e mija pa lindur mirë. Shkela mbi një parim timin që isha betuar që kurrë nuk do merrja pjesë nëpër konkurime e festivale, po thjeshtë do isha një spektator i mirë i tyre?.

E në fund të statusit të tij këngëtari nuk harron të përshëndesë edhe fansat duke ju thënë ?Ju dua?./CityNews





Lajmet e fundit nga