Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nertili nga Berati ka ardhur në vigjilje të Krishtlindjeve në rubrikën ?Ka një mesazh për ty? te e ?E Diela Shqiptare? për t?i dhënë bashkëshortes së tij një mesazh.
Por jeta e Nertilit ka qenë shumë e vështirë. Ai së bashku me tre motrat e tij është rritur pa nënën, pasi atë e kishin rrëmbyer dhe e kishin trafikuar drejt Italisë.
?Mua më ka braktisur mamaja. Mamanë time e kanë marrë për punë të pista, e kanë rrëmbyer në atë kohë. Kam 23 vjet që nuk e takoj mamin tim. E di që është gjallë, pasi na dërgoi një letër në postën e Dushnikut. Atë kohë, nëpërmjet letrave që dërgonim e merrnim, asnjë gjë tjetër?.
Përveç kësaj, familja e tij kishte jetuar në një gjendje të rëndë ekonomike vetëm me pensionin e gjyshes dhe KEMP-in e të atit. Për shkak të situatës së rëndë ekonomike, Nertili është detyruar të emigrojë në këmbë drejt Greqisë që në moshën 13-vjeçare.
?80 mijë lekë i merrte babi, 95 i merrte gjyshja. Me kaq lekë, 170 mijë lekë të vjetra ne duhet të mbyllnim muajin, gjashtë vetë në familje. Në moshën 13 vjeç, unë jam detyruar dhe kam ndenjur edhe një javë pa ngrënë në shtëpinë time bashkë me motrat e mia. Jam detyruar në moshën 13 vjeçe të marr rrugët e Greqisë me çantë në krahë për shtatë ditë e shtatë netë në këmbë, nga Korça deri në Trikalla të Greqisë.?
Në Greqi, Nertili arriti mirë dhe filloi punë me bagëtitë. Pas një viti punë atje ai u kthye në Shqipëri, ku gjeti gjyshen sëmurë dhe planin e babai për t?u larguar së bashku me tre motrat në drejtim të Francës.
?Asokohe që erdha, gjyshja ishte sëmurë, unë nuk dija asnjë gjë. Flisnim dhe babi nuk më tregonte asnjë gjë për këtë sepse babi kishte thurur diçka që do ikte së bashku me motrat, do largoheshin në drejtim të Francës. Unë nuk dija asnjë gjë. Qëndrova pranë gjyshes, kur ishte sëmurë edhe babi më tha, djalë i dashur mua më duhet të iki. Ku do ikësh i thashë unë. Do iki te mamaja në Francë më tha sepse na ka bërë ftesë, na ka çuar dhe lekët. Mbarë jua bëftë zoti u thashë. Nuk kam pse t?ju pengoj për asnjë arsye, por i thashë se duhet të mendosh se ke dhe një djalë mbrapa dhe një nënë mbrapa që është sëmurë. U acarua për një moment dhe pas tre ditësh, bëj gati valixhet dhe i përcjell në Rinas me këmbët e mia, i hipi në avion. Ikin dhe më marrin në telefon që mbërritëm mirë. Mbarë jua bëftë zoti u thashë, numrin tim të telefonit e keni dhe më merrni kur të doni.?
Familja e Nertilit edhe pse nga Franca e kontaktoi vetëm për një vit djalin. Pas një viti, Nertili tregon se ata nuk e kanë telefonuar më. Por, pavarësisht gjithçkaje, ai është krenar për të gjitha gjërat që ka bërë në jetë edhe për kujdesin ndaj gjyshes, edhe pse ajo nuk ishte nëna biologjike e babait të tij.
?Unë kthehem nga Greqia dhe e gjej gjyshen të shtrirë në krevat. Sa vajta afër, hapi sytë, më pa dhe ia mori jetën Zoti. Babi nuk kishte dhembsuri për gjyshen, sepse ajo e kishte gjetur babin tim. E mbajti, e rriti. Ajo na rriti dhe neve na nxorri në jetë dhe si përfundim mori atë që mori. Ja pse nuk erdhi ta shikonte. Sepse nuk ishte nëna e tij biologjike. Motrat e panë edhe menduan se ishte në gjumë. Ata ishin nisur për të ikur, nuk doja t?u tregoja. I kam përcjellur për në Rinas, jam kthyer mbrapa dhe e kam përcjellë vetëm gjyshen. I kam bërë të gjitha, të gjitha i kam bërë vetëm kur kam qenë 14 vjeç?.
Pas kësaj ngjarjeje, Nertili e bëri vazhdimisht rrugën për në Greqi, saqë thotë se i ka vizituar gjithë vendet atje. Kjo pasi i lindi ideja që të fitonte para. Por për shkak se u kap me klandestinë, ai bëri 64 ditë burg. Pavarësisht kësaj atë e ndihmoi gjyqtarja, e cila i dha rroba dhe para për një arsye shumë tronditëse.
?Herën e fundit kur jam kapur nga policia kam bërë 64 ditë burg. Më kanë kapur me klandestinë, më nxorrën dhe në gjyq, më vunë dhe apelas ndëkombëtar dhe kam bërë 64 ditë burg me katër seanca gjyqësore. Gjyqtarja ishte shumë e mirë. Ajo më ndihmoi. I kërkova të më sqarojë se pse e bën të gjithë këtë. E vetmja arsye pse bëra të gjithë këtë më tha është se më ke ringjallur djalin, sepse djali im në moshën 18 vjeçe ka pësuar aksident me motor edhe ishte identik nga këmbët deri te koka si puna jote.?
Sërish rrezikoi, pasi dërgoi edhe dy djem të lagjes në Greqi, por u kap sërish nga policia. Për fatin e tij të mirë, kësaj here nuk firmosi asnjë letër dhe nuk qëndroi fare i burgosur. Menjëherë sapo kaloi doganën greke, Nertili postoi në Facebook ?F**k Police?. Pikërisht ky postim do të bëhej shkak i njohjes me Dafinën. Ata filluan të shkëmbenin mesazhe me njëri ? tjetrin derisa më në fund e lanë të takoheshin.
?Jemi takuar te Pallati me Shigjeta sepse aty afër ka dhe punën që punon sot. Thjesht pimë një kafe në mënyrë shoqërore dhe më thotë më duhet të iki se u bëra vonë, sepse kishte dalë gjysmë ore përpara se të mbaronte puna?.
Dafina është më e madhe në moshë se Nertili. Midis tyre ka 11 vite diferencë.
?Unë nuk e kuptoj se çfarë ka për t?u habitur. Pasi pimë kafen u kënaqa shumë. Ndahemi dhe i thashë që do vij prapë. Vij për 8 Mars, kur unë isha plotësisht i bindur te ajo. Marr një buqetë me lule dhe e telefonoj. E takova te 21-shi dhe pimë kafe, biseduam për ato tonat. Aty e propozova për martesë. Problemi i vetëm më tha është mosha. Tani kemi nëntë muaj të martuar.?
Nertili është në ?Kam një mesazh për ty? për t?i thënë bashkëshortes që të mos ketë frikën e diferencës së moshës midis njëri ? tjetrit si dhe të mos dëgjojë se çfarë thonë të tjerët.
Dafina pranoi ftesën për të qenë pjesë e ?Kam një mesazh për ty?./CityNews
Forumi Rinor i Partisë Demokratike zhvilloi në Kukës një hom...
Jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë po u kushtohet më shu...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar korrupsionin e r...
Ermal Mamaqi,moderatori i “Xing Me Ermalin”, ka postuar një ...
Në puntatën e kësaj të shtune në “Shiko kush LUAN”, Isli Isl...
Vdekja e Florenc Beqirajt dy ditë më parë tronditi opinionin...
Shumë njerëz të mëdhenj kanë lindur prej gruaje në këtë botë...
I ftuari i radhës në emisionin “Chic” të gazetares Fjodora F...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI –së, Petrit Vasili, sërish ...
Është vënë në pranga për të disatën herë një i ri nga Tirana...
Të ftuara në spektaktin e djeshëm të ‘Shiko Kush Luan’ ishin...
Në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë gjatë 48 orë...
Të gjithë kemi sjellje të pa këndshme, por këto sjellje nxit...
Tre vite më parë, më datë 7 nëntor 2014 , kryetari i Partis...
1.Parandalon gripin dhe lufton të ftohtin: Studiuesit e ‘’Wi...
Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, në...
Krishtlindjet janë sot festa kryesore e fesë kristiane, por ...
Fatkeqësisht Krishtlindjet janë periudha më e mirë për tradh...
Mbrëmjen e djeshme u zhvillua finalja e festivalit të Këngës...
Ka nisur të ndihet aroma e Krishtlindjeve, nga një sërë erër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...