web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama-Bashës/ A ka budalla që beson se SHBA/BE, duan të mbyllin dosje hetimore?

13 Dhjetor 2017, 11:10, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë përgjegjës amabasadorët e huaj në lidhje me zgjedhjen e Kryeprokurorit.

Në vend që të kërkojë llogari nga politika vendore, Basha, ka shenjëstruar ambasadorët e  huaj dhe agjencitë OPDAT dhe EURALIUS se po  dhunojnë Kushtetutën.

Pas këtyre deklaratve nuk ka munguar edhe reagimi i Kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e ka quajtur budalla atë që beson se SHBA dhe BE, duan prokurorë të përkohshëm për të mbyllur dosje hetimore.

?A ka budalla që e beson se SHBA/BE duan prokuror të përkohshëm për të mbyllur dosje hetimore duke shkelur Kushtetutën!Hajde politikë hajde?, ka shkruar Rama./Citynews





Lajmet e fundit nga