web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazeta Tema nxjerr një tjetër fakt kundër Top Channel

13 Dhjetor 2017, 20:10, Aktualitet CNA

Gazeta “TemA” e Mero Bazes, ka vijuar me sulmet kundër televizionit “Top Channel”.

Pas artikullit të publikuar pak më parë, në të cilin e konsideronte paralajmërimin e Top Channel, të një dite më parë, se do të nxirrte fakte të reja për çështjen Tahiri, që do të tronditnin politikën shqiptare, Tema, ka publikuar një tjetër fakt kundër Top Channel, në lidhje me çështjen Tahiri.

Në shkrimin e publikuar së fundmi thuhet se, “Në një raport të Top Channel nga Katania ditën që Habilaj dolën në gjyq në Katania, gazetari i Top Channel raportoi se ?Emri i Tahirit nuk del në dosje?. Kjo është thënë një ditë pasi Tahiri ka deklaruar se nuk ka çështje ndaj tij në Itali. Të gjitha faktet përfshi dhe ?bombën? e sotme, tregojnë se nuk ka pasur çështje, por ka një kërkesë të Prokurorisë shqiptare për të hapur çështjen ndaj Tahirit që i është përcjellë palës italiane e cila ka proceduar më pas me hapjen e hetimeve.”

Teksa publikon një pjesë të intervistës me avokatin italian, TemA shkruan:

“?Bomba? e sotme, natyrisht përbën një lajm për zhvillimet që kanë ndodhur me kërkesë të Prokurorisë shqiptare, por jo me zhvillimet në Katania.

Përpara dyzet ditësh nuk ka thënë vetëm Tahiri që nuk kam proces të hapur, dhe nuk ka pasur, por vetë Top Channel ka raportuar nga burimet e veta të njëjtën gjë. Lajmi do ishte më normal të flitej për zhvillime të reja nga çështje Tahiri por jo për gënjeshtra të vjetra. Në atë kohë dhe Tahiri dhe Top Channeli ka thënë të vërtetën.

Tani e kuptojmë që Tahiri u duhet ?gënjeshtar?, por së paku të respektojnë lajmet e tyre, pasi vetem Drejtorin e Lajmeve kane ndryshuar. Gazetaret jane aty.” /CityNews

Linku i TemA

Mero Baze sulmon Top Channel





Lajmet e fundit nga