web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja në Divjakë/ Zbardhen detaje të reja

12 Dhjetor 2017, 07:40, Aktualitet CNA

Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e cila ndodhi në mesantën e së hënës në fshatin Goriçaj pranë Divjakës në Lushnje, ku një 42-vjeçar është vrarë me armë gjahu tip karabinë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në qendër të fshatit Goriçaj, ndërsa viktima është shtetasi Judmir Stambolliu.

Policia bën të ditur se autori i vrasjes është pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, shtetasi Petrit Toromani.

Mësohet se viktima, Judmir Stambolliu ishte problematik dhe pasi kishte pirë në lokal dyshohet se kishte dashur të përdhunonte gruan e pronarit të lokalit dhe ky fundit e ka vrarë me armë gjahu tip karabinë.

Policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e autorit të vrasjes, Petrit Toromanit, i cili nuk është larguar nga vendngjarja./ CityNews





00:06 Aktualitet

Vrasje ne Fier

Në datën 11.12.2017, rreth orës 23:40 në Sallën Operative të...

Lajmet e fundit nga