Rreh inspektorin/ Arrestohet 55 vjeçari
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policis...
Adriatik Llalla është emëruar Prokuror i Përgjithshëm me dekretin e Presidenti i Republikës nr. 7840, dt. 03.12.2012 dhe është votuar në Kuvendin e Shqipërisë më dt. 07.12.2012, me 75 vota pro dhe 54 abstenime nga opozita.
Në relacionin shoqërues të dekretit presidencial, Nishani vlerësonte eksperiencën e gjatë të tij në strukturat e organit më të lartë të akuzës në vend, ku ai ka kryer detyra të ndryshme.
Sot, data 7 dhjetor 2017, është dita kur kryeprokurori Adriatik Llalla duhet të lërë zyrën e tij, pasi qënies në krye të prokurorisë së Përgjithshme i ka ardhur fundi kushtetues.
Por çfarë ndodhi në 5 vitet që Adriatik Llalla mbajti postin e Kryeprokurorit?
Adriatik Llalla mbajti postin e kreut të Prokurorisë së Përgjithshme në kohën kur Shqipëria u përfshi nga skandalet e koncesioneve, korrupsioni dhe droga, por në fakt nuk ndodhi asnjë arrestim.
Në katër vitet e fundit, u pa më zë dhe figurë që Shqipëria u mbulua nga droga. Në çdo cep të Shqipërisë filloi kultivimi i drogës, përvecse në Lazarat, dhe nuk u pa arrestimi i asnjë trafikanti dhe asnjë pronar plantacionesh.
Droga nuk ishte e vetmja ngjarje e madhe e ndodhur gjatë kohës që Llalla mbante detyrën e kryeprokurorit, por edhe skandale koncesionesh, të cilat u mbyllën nga Llalla, për mungesë provash apo ndonjë justifikim tjetër.
Llalla, me cilësinë e kryeprokurorit ka mbyllur dosjet më të bujshme në Shqipëri.
Një ndër to ishte edhe mbyllja e hetimeve për tenderin e Stacionit Multimodal të Tiranës, për të cilën ka raportuar edhe CityNews.
Prokuroria e Krimeve të Rënda pas tenderit mësohet se ka zhvilluar hetime, për më tepër dyshohet se ka edhe përgjime telefonike, të cilat shkonin deri te kreu i LSI dhe i Kuvendit në atë kohë, Ilir Meta.
Hetimet për këtë tender dhe investimin 20 miliardë lekë pas pak kohësh janë mbyllur për mungesë provash apo për ndonjë arsye tjetër, fakti është që hetimi është ndalur.
Ndërhyrja e prokurorit Adriatik Llalla apo ndonjë nga ?ushtarët? e Ilir Metës te Krimet e Rënda kanë mbyllur çdo gjë në heshtje dhe qetësi të plotë, gjë e cila solli ndoshta dhe përplasjen e Adritak Llalës me ambasadën e SHBA në Tiranë.
Një tjetër skandal që përfshin Prokurorinë e Përgjithshmë gjatë këtyre viteve janë edhe zhdukjet e dosjeve për akuzat për pastrim parash.
Me mijëra politikanë, gjyqtarë, prokurorë dhe bosë të krimit kanë pastruar para gjatë viteve të fundit.
Pothuajse të gjithë personat e kallëzuar penalisht ia kanë hedhur paq, pasi prokuroria i ka mbyllur dosjet ndaj tyre duke mos ndërmarrë asnjë veprim.
Vetëm në katër vitet e fundit, DPPPP ka identifikuar plot 1557 raste të dyshimta për pastrim parash dhe rastet janë dërguar në organet përgjegjëse. Por pas sinjalizimeve të saj, për periudhën 2013-2016 janë regjistruar vetëm 656 procedime. Por në fund në gjykatë kanë shkuar vetëm 23 dosje. Pra nga 1557 raste të kallëzuara për pastrime parash, 1534 persona ia kanë hedhur paq, pasi hetimet për ta janë mbyllur dhe ata kanë dalë të rregullt.
Mediat kanë raportuar se 500 zyrtarë ishin amnistuar nga Adriatik Llalla gjatë viteve të tij në detyrë, ndërsa kjo shifër është 3 herë më e madhe për rastet e pastrimit të parave.
Sot, kryeprokurori mbyll detyrën dhe duhet të largohet, por bilanci i tij duket se është i zi. Edhe pse shumë raste janë mbyllur nga prokuroritë e rretheve, përgjegjësia është e kryeprokurorit.
Vetëm ILDKP ka paditur rreth 20 gjyqtarë dhe prokurorë që dyshohet se kanë pastruar para jashtë vendit, por që dhe ata kanë dalë të pastër nga organi i akuzës.
Sipas statistikave, gjatë vitit 2016 dhe në gjysmën e vitit aktual ka pasur bum pastrimi parash. Duke qenë se kemi të bëjmë me periudhën që i korrespondon Vetingut, sinjalet janë se të gjithë po tentojnë të fshehin të ardhurat nga frika e sekuestrimit. Mirëpo duket se të gjithë kanë gjetur hapësirën e nevojshme, pasi statistikat tregojnë se në 5 vite në detyrë, Llalla ka dërguar në gjykatë vetëm 23 persona, edhe pse ka pasur akuza për 1557 të tillë.
Në këto 5 vite, Prokuroria shqiptare ka ngecur në batak duke mos inicuar asnjë hetim të njohur që të çojë, ose në goditjen e grupeve të rrezikshëm kriminalë, ose në goditjen e personave të fortë politikë.
Çdo vjeshtë kryeprokurori Adriatik Llalla kishte premtuar se do të kishte arrestime të bujshme, vjeshtët erdhën dhe ikën bashkë me mandatin e përfunduar të Llallës, por në fakt arrestimet nuk ndodhen kurrë./ CityNews
Skandal në Prokurori/ Zhduken dosjet, Llalla, Kurum dhe Gjinari?
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policis...
Gazetari amerikan, Piers Morgan, njihet për analizat e tij t...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka dalë me...
Një pallat në Bajram Curri të Tropojës është përfshirë nga f...
Ajo u bë objektiv i komenteve më fyese ndonjëherë, për shkak...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, ka mbërritur në k...
Një aktore e filmave me pullë të kuqe ka ndërruar jetë pasi ...
Rreth orës 6:40, të mëngjesit të sotëm, salla operative e Ko...
Nensi Bregu Karanxha është një arkitekte dhe artiste Shqipta...
Politika pritet të zhvillojë ditën e sotme një betejë për zg...
Edhe pse temperaturat janë ulur ndjeshëm, duket se disa pers...
Me siguri e keni lexuar përpara disa vitesh në mediat rozë s...
Një shtetas shqiptar i moshës 35-vjeçare është arrestuar gja...
Soni Malaj është një ndër këngëtaret shqiptare që kujdeset m...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ...
Policia ka bërë të mundur arrestimin e një personi të shumë ...
Ditën e sotme moti vijon të jetë i kthjellët në gjithë Shqip...
Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të hedhë sot shortin për zg...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Të dashuruarit do kenë një ditë të mbushur me emocione të nj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...