“Me FB fals, por origjinal”/ Rama thumbon Qorin, Lapajn dhe Shehajn
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Nga ARTUR AJAZI
Kjo ndoshta do të jetë ndoshta vajta (ose rrugëtimi i fundëm) e fundit e zotit Basha në kancelaritë europiane, me misionin e tij të stërlodhur, të nxirjes së çdo gjëje të bukur shqiptare, duke nisur nga arritjet , sukseset, dhe gjithçka tjetër që lidhet me progresin e vendit të tij.
E ndërsa kryeministri Rama ka patur ftesën dhe axhendën e ngjeshur të takimeve me zyrtarët e lartë europianë në Bruksel duke nisur nga Presidenti KE zoti Tusk, përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikën e Jashtme zonjën Mogerini dhe të tjerë emra të njohur, duket se zoti Basha ka patur një tjetër mision në kryeqytetin e Europës. Kreu PD edhe kësaj here, i ka rënë fyellit në të ?njëjtën vrimë?, duke shfrytëzuar samitin e PPE, për të arritur qëllimin e tij për nxirjen e gjithçkaje të bukur që është arritur deri sot në vendin e tij.
E ndërsa kryeministri po punon dhe po lobon fort për Shqipërinë në BE, duket se Luli po tenton dhe gjurmon të kapë ndonjë zyrtar ?të zemëruar? për ti shprehur atij zemërimin e tij me qeverinë Rama. Përpjekja e rradhës, dhe ndoshta e fundit e Lulit në Bruksel, më duket si ajo e atij që pasi u zemërua me vëllanë, nga mllefi nisi ti binte malit me gurë.
Kjo pasi në të gjitha takimet me përfaqësuesit më të lartë të BE, kryeministri Rama e ka marrë tashmë (notën) besimin dhe premtimin se ?në pranverë hapen negociatat me Shqipërinë, jeni në rrugën e duhur të zbatimit të reformave, ju keni bërë përparime të dukshme, suksese?.
Dhe këtë e ka shprehur jo vetëm zoti Tusk, por edhe Mogerini, këtë e kanë shprehur edhe të tjerë zyrtarë të lartë të BE në takimet me Ramën. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi Shqipëria dhe qeveria e saj e drejtuar nga Edi Rama, në 4 vjet gjysëm, kanë arritur të realizojnë dhe zbatojnë pothuajse të gjitha reformat (apo detyrat e shtëpisë) të cilat i janë ngarkuar nga BE.
Shqipëria sot ka një polici të depolitizuar, rezultative në arritje dhe me rritje profesionale, ka një ushtri të depolizituar e cila kryen misione të rëndësishme dhe dinjitoze në krah të SHBA dhe NATO-s në vende të ?nxehta? të globit, ka një administratë të depolizituar e rekrutuar mbi meritokracinë dhe jo kontributet partiake, ka sot një ligj të miratuar për zbatimin e Vetting-ut dhe reformimin rradikal të sistemit të drejtësisë, si dhe zbaton me seriozitet në çdo hallkë të qeverisjes ligjin e dekriminalizimit.
Vendi po shkon i sigurtë drejt perfeksionimit të shtetit ligjor, që do tu shërbejë më mirë qytetarëve dhe interesave të kombit, për të qenë dinjitoz si pjestar i familjes së madhe europiane. Puna dhe lobimi i fortë i kryeministrit Rama për interesat e vendit në Bruksel, duket se e kanë sfumuar hapur përpjekjen e kreut të PD për të nxirë gjithçka pozitive të arritur në Shqipëri në 4 vitet e fundit.
Takimet e fundit të Ramës në Bruksel, do të jenë një shtytje e fortë përpara për qeverinë shqiptare, e cila është në kilometrat e fundit drejt finishit, ndërkohë që Luli ka gjetur ftohtësinë e jashtëzakonshme atje, në pothuajse të gjitha takimet e tij të zakonshme. Kot lodhesh zoti Basha, Brukseli ja dha notën (e paraprovimit) qeverisë Rama, duke e siguruar kryeministrin se, pranvera do të jetë stina e duhur për hapjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në BE.
Kjo do të thotë se në pranverë padyshim qeveria Rama merr ?notën 10? dhe se Shqipëria dhe shqiptarët marrin vendin që u takon në familjen e madhe me nisjen e hapjes së negociatave, duke realizuar kështu ëndrrën e hershme shekullore për të qenë të barabartë mes të barabartëve. Dhe kjo jo për hatrin e ndokujt, por për meritat dhe kontributet (e çdo qeverie) veçanarisht të kësaj qeverie, e cila nuk ka rreshtur së punuari dhe realizuari jo vetëm premtimet elektorale, por edhe detyrimet që rrjedhin nga procesi anëtarësimit në BE.
Rruga e realizimit të reformave, ka qenë dhe mbetet kushti kryesor që kërkonte dhe kërkon impenjim maksimal nga klasa politike. Hapja e negociatave me BE, ishte një premtim i hershëm i kryeministrit Rama, ndaj realizimi i saj mbetet një arritje që meriton vlerësim maksimal dhe jo përbaltje të dështuar.
Shumëkush që është futur ditën e sotme në Instagram dhe ka p...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në Durrës,...
Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi...
Me siguri ju ka ndodhur që t’ju shfaqet në ëndërr një “mysaf...
Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhina...
Për 11 vite me rradhë një 28-vjeçare rrëfen tmerrin që ka je...
Një banesë në Kombinat është përfshirë nga flakët rreth mesd...
Nëse mendoni se Bebe Rexha nuk ua lexon komentet që i lini n...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj takoi Komisionerin për Mi...
Revista “TIME” shpall “Njeriun e Vitit”, asnjë nga liderët e...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se procesi g...
Familja Debrova me banim në lagjen “5 maji” në Cërrik është ...
Në ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave, gazetarja e...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim ...
Përmbytjet dhe shkatërrimet e ditëve të fundit i kanë dhënë ...
Pas PD –së, ka qenë LSI-ja, e cila ka reaguar lidhur me shor...
Një familje ka marrë fund në një aksident të tmerrshëm me nj...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u ka bër...
“Çfarë po bën tani? Po merrem me internetin”! Kjo është përg...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...