web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia greke arreston 24-vjeçaren shqiptare/ Ja çfarë ju gjet në çantë

4 Dhjetor 2017, 11:02, Aktualitet CNA

Një vajzë shqiptare është arrestuar nga policia greke, gjatë një operacioni antidrogë.

24-vjeçarja shqiptare është ndaluar në autobusin e linjës Kakavijë- Janinë, pasi në çantë ju gjeten 7 pako me 7 kg e 550 gram marijuanë.

Policia ka ndaluar autobusin e linjës Kakavijë- Janinë, pranë kryqëzimit të Kallapaqit, pas informacioneve se një person kishte lëndë të dyshuara.

Policia greke ka sekuestruar drogën dhe një celular, ndërsa vajza u shoqërua në Komisariat./ CityNews





Lajmet e fundit nga