Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Ministria e Financave ka vlerësuar Bashkitë në vend për vitin e kaluar në lidhje me menaxhimin financiar, i cili u bazua në 15 kritere që masin këtë performancë, ku çdo kriter ka 30 pikë.
Kriteret e vlerësimit ishin: Dërgimi në kohë i faturave për pagesë në degën e thesarit; Numri i kontratave të anuluara gjatë vitit buxhetor; Numri i urdhër-shpenzimeve të refuzuara nga Thesari; Dorëzimi në kohë i kontratave në Thesar; Urdhër-prokurimet e paautorizuara; Mjedisi i kontrollit; Menaxhimi i Riskut; Aktivitetet e kontrollit; Informimi dhe komunikimi; Monitorimi; Përgatitja e audituesve të brendshëm; Raportimi në kohë i Audituesve; Monitorimi i pyetësorit të vetëvlerësimit të audituesve të brendshëm; Cilësia e raportimit të audituesve të brendshëm: Pozicione aktuale të auditimit të brendshëm të paplotësuara.
Raporti përmbledhës i Financave tregon se nga një vlerësim 0-450 pikë, Bashkia e Kamzës mori vlerësimin më të lartë me 440 pikë. ?Në bazë të analizës së indikatorëve, Bashkia e Kamzës është vlerësuar me 440 pikë nga 450 pikë maksimale të mundshme, duke treguar për një performancë të shkëlqyer të kësaj bashkie dhe e renditur në vendin e pare?, thuhet në raportin e financave.
E dyta është Bashkia e Shkodrës (430 pikë), e ndjekur nga ajo e Patosit (425), e Vorës (415), më pas vijnë Durrësi (405 pikë), Elbasani (400 pikë), Memaliaj (395 pikë).
Bashkia e Tiranës, më e madhja në vend, u rendit e teta në radhën e bashkive për sa i përket pikësimit për treguesit e performances, me 391 pikë. Bashkia e kryeqytetit e ka vlerësimin më të ulët në treguesin e menaxhimit të riskut, me 10 pikë, nga 30 që është vlerësimi maksimal dhe aktivitetet e kontrollit me 20 pikë (shiko tabelën në vijim për vlerësimin e të gjithë kritereve të Bashkisë së kryeqytetit), ndërsa në treguesit e tjerë ka marrë përgjithësisht vlerësimin maksimal me 30 pikë.
Financat theksojnë se gjendja e sistemeve të kontrollit të brendshëm të Bashkisë Tiranë paraqitet në nivele të kënaqshme, duke theksuar gjithashtu dhe nevojën për marrjen e masave, kryesisht, në kuadër të përmirësimit të komponentit të Menaxhimit të riskut, i cili ka marrë vlerësim shumë të ulët në krahasim me të tjerët.
Në renditjen që kanë bërë financat vetëm për Bashkitë e mëdha kryeson Shkodra, e ndjekur nga Durrësi, Korça, Elbasani dhe më pas renditet Tirana. Pas kryeqytetit vijnë Berati, Fieri, Vlora, Gjirokastra.
Bashkitë e mëdha që janë edhe qendra të prefekturave, si ajo e Durrësit, Tiranës, Vlorës, Gjirokastrës dhe Kukësit kanë pësuar ulje të performancës më 2016 në raport me 2015, thekson raporti. Bashkitë që kanë arritur përmirësim janë Shkodra, Korça, Elbasani, Fieri dhe Berati.
Bashkia e Shijakut dhe ajo e Tropojës morën vlerësimin më të ulët të performancës.
Vlerësimi i përgjithshëm për gjithë bashkitë
Ministria e Financave analizon se, treguesi ?Dërgimi i faturave për pagesë në Thesar? për vitin 2016 nga bashkitë mesatarisht është vlerësuar me 21.1 pikë nga 30 pikë të mundshme ose ka një realizim prej 70.3%. Këto vlerësime tregojnë për një performancë të kënaqshme të këtij treguesi, ku pjesa më e madhe e bashkive janë vlerësuar me 25 dhe 30 pikë dhe vetëm një bashki është vlerësuar me 0 pikë. Pra, mund të konkludojmë që bashkitë nuk kanë problematika të mëdha në dërgimin në kohë të faturave në thesar.
Vlerësimet më të mira, Bashkitë i kanë arritur në treguesin ?Anulimi i kontratave gjatë një viti?, i cili ka një shkallë të lartë realizimi prej 92%, ku pikët mesatare të vlerësuara të këtij treguesi janë 27.6 pikë. Shumica e bashkive (51 prej tyre) kanë vlerësim maksimal të këtij indikatori dhe asnjë bashki nuk është vlerësuar me 0 apo 5 pikë. Në përgjithësi, mund të themi që situata e këtij indikatori në njësitë e qeverisjes vendore paraqitet në nivele shumë të kënaqshme.
Indikatori tjetër i analizuar është ?Urdhër-shpenzimet e refuzuara nga ana e Thesarit?. Pikët mesatare të marra nga bashkitë për këtë indikator janë 27.4 pikë, duke evidentuar një realizim prej 91.3%. Nga të gjitha institucionet vendore, shumica prej tyre (45) është vlerësuar maksimalisht me 30 pikë dhe asnjë bashki nuk është vlerësuar me 0, 5 ose 10 pikë. Pra, situata e këtij indikatori paraqitet në nivele shumë të kënaqshme.
?Dorëzimi në kohë i kontratave në Thesar? është një tjetër indikator i gjeneruar nga Drejtoria e Thesarit. Bashkitë, mesatarisht, janë vlerësuar me 19.2 pikë, ku kemi 10 bashki të cilat janë vlerësuar me 0 dhe 5 pikë. Realizimi i këtij treguesi është 64%, duke evidencuar faktin që institucionet vendore, në shumicën e rasteve, arrijnë të dorëzojnë kontratat në thesar brenda afatit 3-ditor të caktuar.

Një tjetër tërmet me magnitudë 4.2 ballë u regjistrua në qyt...
Dy persona, të cilët akuzohen për verpra të ndryshme penale,...
Anastasia Kvitko provokon gjithmon në rrjetet sociale.Rivalj...
Rreth dy muaj pas vrasjes së gazetares malteze Daphne Galizi...
Netët finale të festivalit Kënga Magjike janë fare pranë tas...
Tani çdo pasdite, nga e hëna në të premte edhe si Poliklinik...
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin socia...
Me nisjen e muajit dhjetor, ka nisur dhe dëshira jonë për të...
Ministri i Brendshëm Fatmi Xhafaj deklaroi se operacioni ‘Fo...
“Sigurimi i shtëpive është i detyrueshëm, buxheti mbulon vet...
Një shtetas italian është ndaluar nga policia në Portin e Du...
Rreth 12 mijë ushtarë dhe personel nga Shteteve të Bashkuara...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, vijon m...
Si çdo të diel, edhe mbrëmë moderatorja Marina Vjollca ka go...
Një aksident ka ndodhur në qytetin e Elbasanit.Një 26 vjeçar...
Policia kufitare që Qafë-Thanë ka bërë të mundur arrestimin ...
Këtë javë në emisionin ”Kojshia Show” ishte e ftuar 80-vjeça...
Në një intervistë për mediat greke, Ministri i Jashtëm grek,...
Ndërsa ishte i pranishëm mëngjesin e sotëm në mbledhjen e Ko...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...