Hyn në fuqi rregullorja e re/ Licencat e shoqërive në ndërtim do të vlejnë deri në 5 vjet
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Nga Edison Ypi
Leka Kulo u shtri në shtrat për të fjetur. Në mendje i rrotulloheshin mendime për Shqipërinë, shqiptarët, hallet e tyre. Nisi të llafosej me veten;
Së bashku këtu, së bashku atje, së bashku kudo, bashkë në kafene, bashkë në supermaket, bashkë në Fejsbuk, në Insragram, në Internet. S’merret vesh kjo puna juaj. Ju sa më tepër afroheni aq më tepër largoheni, aq më tepër ftoheni. Zvogëlojeni hallin e largimit përmes afrimit. Bëjeni zero. Dëgjojeni këshillën e Leka Kulos. Futuni tërësisht atje ku afrim-largimi nuk ekziston, atje ku ngrohtësia e shpirtit është në zenit, brenda brimës së bythës së njëritjetrit, dhe do rehatoheni.
Sistemi zgjedhor maxhoritar, ju sjell në Parlament banditët që votat i blejnë me iniciativën e vet. Sistemi proporcional, me listë që e bën Kryetari, edhe ai me iniciativën e vet, gjithashtu e mbush Parlamentin me po ata dreqër. Duket si i pazgjidhshëm problemi me dy sisteme të kundërt dhe rezultat negativ. Por zgjidhje ka. Të thuhet, të shpallet, madje të bëhet ligj, se meritat në parti, në politikë, pushtet, dhe kudo gjetkë, të jenë proporcionale me kontributin në pare të thata që jep secili që aspiron karrierë dhe hajdutllëk, dhe kjo mesele merr fund.
Amerikën, Europën, lindjen, perëndimin, ambasadorët përkatës, ju i shani ose i lëvdoni, i bëni të mirë ose të këqij, në varësi si i ka hallet partia e secilit. Nuk mund të vazhdoni kështu. Është e pahijshme, e padenjë, e turpshme. Me Amerikën, Europën, Rusinë, Kinën, botën, veproni ashtu si thoshit, por nuk mundët, një herë e një kohë; në vend që të vinë tu pushtojnë ti mbani ju bota me bukë, shpallini ju luftë botës, pushtojeni ju botën, tu mbajë bota me bukë ju, dhe do bini rehat.
Gazetat, televizionet, media juaj, janë ku thrret qameti Përveçse nga zori, asgjë nuk shihet, kurgjë nuk lexohet. Nuk mund të jetë ndryshe sa kohë nuk ju paguan gazeta juve që shkruani, por ju që shkruani paguani gazetën. Duket paradoks, por edhe kjo e ka një zgjidhje. Të marrin fund këto taksirate e këto dhimbje, të dalin bosët e medias ti thonë qartë dhe pa ekuivoke mixhlizit…llallallallalla. Që nuk do jetë zgjidhje. Por do mbeteni të kënaqur, se nuk do jenë të parat llallalla që do besoni.
Librat janë të palexueshëm. Shkrimtarët, dhe në përgjithësi artistët, nuk flasin kurrë për produktet e tyre. Ata edepsizër, me mjaullimat e tyre të neveritëshme, të gjithë hallin e kanë, dhe gjithë kohës llomotisin, vetëm për të mburrur veten e vet. E bëjnë këtë turp sepse janë njerëz banalë pa asnjë talent. Njerëz që me Artin dhe
Frymëzimin nuk i lidh asgjë. Sharlatanë që e kanë zgjedhur të shkruarën si mjet për të mbijetuar. Edhe kësaj i bëhet derman. Të gjithë grafomamët, bashkë me mua Leka Kulon, të internohen në një vend të izoluar. Për shembull në ishullin e Sazanit mes lepujve dhe gjarpërinjve, ku, deri në zhdukjen e rracës së tyre, pjesën e mbetur të jetës ta shtyjnë duke lexuar këllirat e njëritjetrit.
Vendet e heroizmave historike, luftrave, kryengritjeve, etj, ju shqiptarët i keni larg qëndrave të banuara, në mes të kurrkundit, ku nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhi kurrë kurgjë. Në alpet e veriut, mes maleve, në Strelcë, në Lenie, që i mbani për vende luftrash, edhe sot po të shkosh atje nuk takon këmbë njeriu, le më gjatë shekujve të kaluar. Kjo të bind se gjithçka historike me të cilat mburreni, madje vetë historia juaj, nuk kanë ekzistuar, janë sajesa frikacakësh në panik të përhershëm, justifikime qëniesh inferiore që nuk përballojnë dot ekzistencën, pjella të imagjinatës burracake për ta mbajtur veten me gajret. Doni të bini rehat nga këto fantazma dhe lugetër të së së kaluarës ? Hidhini në zjarr çifteliat. Grisini Epet. Harrojini legjendat, këngët, rapsodët me një sy, me dy sy, me pes sy, apo pa asnjë sy, krejt të verbër.
Argumentat që ju demokratët shqiptarë sillni për të provuar sa gabim e pat Çurçilli dhe perëndimi që mbajtën anën e kurvit dhe jo të Mitat Frashërit, janë të gabuara. Unë Leka Kulo ju këshilloj të hiqni dorë nga insistimi për ta paraqitur Mitat Frashërin strateg lufte, diplomat, filozof. Mitat Frashëri nuk ishte për luftë. Mitat Frashëri ishte një bythpambuk, një rilindas folklorik, një sentimental, një dashnor.
Ju të persekutuarit shqiptarë të kurvit që nuk mblidhni dot elektorat dhe nuk bëni dot parti, partinë që është efektivisht më afër jush dhe halleve tuaja, edhe nuk e votoni, edhe ankoheni pse ajo parti nuk vjen në pushtet. Çudi si nuk e kuptoni se që të mbeteni të kënaqur, zgjidhja është më se e thjeshtë, duhet të bëheni çdo herë të gjithë me atë parti që është në pushtet. Ja ku çliruat edhe nga kjo torturë, që po të mos isha unë Leka Kulo, do ta kishit vuajtur në pambarim.
Me ata që gjatë përmbytjeve hipin majë çatisë dhe nuk tunden prej aty për qamet sepse diku brenda shtëpisë kanë fshehur paret, veproni në këtë mënyrë. Shkoni me varkë, kërkojini, gjejini, dhe merruani paret. Pasi të zbresin nga çatia ku nuk do kenë më arësye të rrinë, dhe të ankohen, thojuni; Mjaft se të zbrita nga çatia dhe të shpëtova jetën, dashke dhe paret.
Një herë e një kohë ankoheshit se ju bëheshin gratë kurva ngaqë hanit çdo darkë përshesh me kos. Tani që hani mish e pilaf e tav dheje, prapë gratë ua dredhin bishtin. Për këtë hall kaq të madh vëllai juaj Leka Kulo që ju do të mirën, nuk e di çfarë këshille tu jap. Zgjidheni vet.
Të ishin të gjithë si ju, ose të gjithë si unë, nuk do kishte asnjë problem. Halli është se ju dhe unë kemi midis nesh ca rrebelë të pabindur, ca kryengritës të çartun, ca zevzekë që nuk na lënë rehat. Sa kohë nuk i zhdukni dot nga faqja e dheut ata budallenj, bëni si ju them, merrni shembull prej meje, bëhuni të gjithë si unë. Kaq tha Leka Kulo. Dhe heshti. Mbylli sytë dhe mbuloi kokën me jastëk me shpresë se do ta zinte gjumi dhe do shihte ëndërra të bukura. /Shqiptarja.com
“Duke qenë se KLP nuk është konstituuar, ligjvënësi ka paras...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Merz-Tessy...
Emisionit “Top Story” i Sokol Ballës, po trajton mbrëmjen e ...
Kurse Gjykata e Lartë serbe ka thënë sot për Beta se fletarr...
Shirat e fundit shkatërruan rrugën e cila lidh Krujën me Par...
Një 81-vjeçar italian është arrestuar nga policia e Brindizi...
Lulzim Basha në deklaratën e tij për media pas takimit në As...
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj theksoi se raporti v...
Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një biznes në Do...
Nga Mero BazeFjalimi i Lulzim Bashës në Bruksel nuk është as...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Pogradec, ...
Burime nga Policia e Vlorës, raportojnë se dy netë më parë ë...
Në studion e lajmeve të Syri.net ishte i ftuar gazettari Yll...
Shirat e fundit sollën një sërë problemesh në të gjitha qarq...
Kuvendi i Shqipërisë, ka votuar mbrëmjen e sotme Projekt-Rez...
Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku ka zhv...
Pas sulmit të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj qeverisë p...
Çështja e përmbytjeve në Shqipëri, nuk i ka ikur analizës në...
Deputeti Gent Strazimiri identifikoi Edi Ramën, Fatmir Xhafë...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, tashmë kryetari i Partisë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...