web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Inkriminimi i organeve të drejtësisë/ Vetingu “zbras”, Policinë nga kriminelët me uniformë

4 Dhjetor 2017, 08:18, Aktualitet CNA

Kreu i Ministrisë së Brendshme Fatmir Xhafaj ka zbardhur prioritetet në luftën kundër krimit të organizuar.

Sipas të njëjtit,Qeveria ka miratuar një plan veprimi kundër krimit të organizuar dhe në këtë kuadër është finalizuar faza paraprake në lidhje me shenjëstrimin e grupeve kriminale, lidhjet e tyre me persona të dyshuar me aktivitet kriminal brenda dhe jashtë vendit,

Gjithashtu janë vënë në shënjestër pasuritë  e tyre, investimet ekonomike që dyshohen se janë realizuar  me të ardhurat nga aktiviteti kriminal etj.

?Ka filluar veoprimi konkret dhe rezultatet e para janë pozitive. Operacioni ?Forca e Ligjit? dhe operacioni antikanabis kanë qenë pozitiv?, ka thënë Xhafaj.

Më tej kreu i MB ?së, është ndalur tek procesi i vetingut në polici, gjykata dhe prokurori.

?Vetingu në policinë e shtetit do të na ndihmojë të pastrojmë policinë nga të inkriminuarit dhe të paaftit.  Nga vetingu në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve presim shumë shpejt të shohim rezuktatet e para të këtij procesi?, ka thënë më tej Xhafaj./ CityNews

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga