Shtypi i ditës, 4 dhjetor 2017
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Me rastin e 105-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura, presidenti Ilir Meta ka përcjellë një mesazh nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Në postimin e tij, Meta falenderon ushtarakët dhe familjarët e tyre për të gjitha sakrificat në shërbim të interesave kombëtare.
Mesazhi i presidentit Meta:
Mesazh i Presidentit të Republikës Sh. T. Z. Ilir Meta me rastin e 105-Vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura të RSH !
Të nderuar ushtarakë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë,
105-Vjet më parë, vetëm pak ditë pas shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, u krijuan Forcat tona të Armatosura.
Me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm, si President i Republikës së Shqipërisë dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, kam nderin e veçante që t?ju përcjell të gjithëve ju ndjenjat e konsideratës time më të lartë për përkushtimin dhe sakrificat tuaja në shërbim të atdheut dhe interesave tona kombëtare.
Një mirënjohje të veçantë kam për të gjithë familjarët e ushtarakëve tanë, sakrificat e tyre dhe forcën që ata gjejnë për të përballuar largësinë dhe mungesën e bijve, prindërve dhe bashkëshortëve të tyre.
Në këtë përvjetor të shënuar historik ne kujtojmë me respektin më të madh të gjithë ata që kontribuan për krijimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare që nga Mehmet Pash Derralla deri në ditët e sotme.
Në mënyrë të veçantë përkulemi me mirënjohje të thellë për Heronjtë dhe Dëshmorët e Atdheut, të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë e pavarësinë e vendit tonë.
105-Vjetori i krijimit të Forcave tona të Armatosura na gjen sot anëtarë të NATO-s.
Ndaj një falënderim e mirënjohje të veçantë për të gjithë ushtarakët shqiptarë që kontribuojnë aktualisht përkrah forcave ushtarake të Aleancës në Afganistan, Detin Egje, Letoni, në Mali, Kosovë, Bosnje Hercegovinë, e kudo në misione ndërkombëtare.
Në këto çaste, një mirënjohje e posaçme u shkon ushtarakëve të Forcave të Armatosura që po punojnë me përkushtim për t?u përballur me situatën e vështirë të përmbytjeve në vend.
Angazhimi i Forcave të Armatosura dhe koordinimi i tyre me institucionet e tjera dhe autoritetet lokale është një garanci më shumë në ruajtjen e jetës së qytetarëve dhe minimizimin e dëmeve të pronës private dhe publike.
105-Vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura të Shtetit Shqiptar më jep mundësinë të konfirmoj edhe njëherë mbështetjen e palëkundur për zhvillimin dhe modernizimin e tyre.
Ky moment historik më nxit, gjithashtu që të inkurajoj Kuvendin e Shqipërisë, Qeverinë dhe gjithë aktoret e tjerë në vend që të vlerësojnë dhe trajtojnë me kujdes në rritje ushtarakët shqiptarë.
Gëzuar 105-Vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë!
Lavdi të përjetshme të gjithë atyre që dhanë jetën në emër të Atdheut!
Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë, kudo ku ata shërbejnë në dobi të demokracisë, paqes, sigurisë dhe lirisë.
Ilir Meta
President i Republikës së Shqipërisë
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Gjate kësaj jave duhet te gjeni mënyrën me te mire për te rr...
DASHI21. mars – 20. prill Do e dashuroni çmendurisht partne...
Kur Meghan Markle dhe Princi Harry njoftuan fejesën e tyre, ...
Ylli i reality show, Kim Kardashian njoftoi të shtunën sukse...
Prindërit duhet të shmangin shurupet e kollës për fëmijët dh...
Ndoshta pjesa më e keqe në një mardhënie me një partner trad...
Minjtë, buburrecat, milingonat dhe një tualet i prishur janë...
Një burrë që hoqi dorë nga masturbimi për 700 ditë, thotë se...
Gjatë një interviste në shfaqjen Graham Norton, Sir Elton Jo...
Hamburg, Gjermani, është emëruar si qyteti ku shijohet më së...
Njerëzit duan të ndjekin jetën e individëve që janë të pasur...
Gjërat që të famshmit bëjnë, neve na interesojnë shumë. Dhe ...
Jeremy Meeks, është ndoshta një nga burrat më të bukur në pl...
Kim Kardashian sapo ka treguar për fansat kartolinën e përvi...
Në vitin 2008 Sam Rouen fitoi çmimin e parë në serialin “Th...
Duhet thënë se të bësh pjesë në industrinë e modës ka benefi...
Subjektet politike kosovare në maxhorancë pushteti ashtu sik...
Kemi dalë në një konkluzion që disa aksesorë janë më të dash...
Këngëtarja Eli Fara është përndjekur nga një 22-vjeçar, i ci...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...