Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Nga Artur AJAZI
Viti 2017 do të hyjë në histori për shqiptarët, si viti i nisjes së Vetting-ut, si viti i nisjes së reformave rradikale në drejtësi, si viti që ka përcaktuar qartazi rrugën e sigurtë të vendit drejt BE. Viti 2017, do të mbahet mend gjatë, pasi qysh javët e tij të para, nisën procedurat e zbatimit të ligjit të Vetting-ut, motorit të reformës së shumëpritur në drejtësi.
Ligji tashmë ka nisur të bëhet funksional pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese,duke rrëzuar kërkesën e PD për ta shpallur atë ?antikushtetues?pa asnjë bazë ligjore. Gjykata Kushtetuese me shumicë votash, votoi pro ligjit të Vetting-ut, duke lënë në fuqi atë, pas ankimit të PD-së, sipas së cilës ligji në fjalë ?cënonte të drejtat e njeriut dhe i mundësonte qeverisë kontrollin e sistemit të drejtësisë?.
Gjykata Kushtetuese ka patur edhe mbështetjen e Komisionit të Venecias, trupës më të lartë këshillimore të KE, që dha opinion pozitiv për ligjin e Vetting-ut, duke theksuar faktin se ?dispozitat e ligjit nuk shkelin nenet e Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut, ky ligj është pozitiv është i nevojshëm për Shqiperinë?. Por nuk duhet harruar se në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndikim kishte edhe presioni në rritje i shoqërisë civile me peticione dhe thirrje të shumta (edhe ndaj PD që e kundërshtonte) për të mos u bërë pengesë në zbatimin e reformës.
Gjithashtu nuk duhet harruar edhe roli i politikanëve të BE-së, të cilët i bënin thirrje Partisë Demokratike se ?duhet filluar pa vonesë zbatimin e reformës në organet e drejtësisë?. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pa asnjë mëdyshje do të konsiderohet historik në rast se kemi parasysh konfliktin e intertesit që gjyqtarët kanë me Vetting-un, pasi edhe ata nuk përjashtohen nga kontrolli pasurive e pastërtisë së figurës. Reforma në drejtësi është mbështetur qysh herët nga BE dhe SHBA, duke i dhënë mbështetje ndërkombëtare kësaj reforme.
Nga ana tjetër KE do të deklaronte se ?do ta mbështesim Shqipërinë për kryerjen e një procesi Vettingu të besueshëm, duke udhëhequr Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit?, kurse DASH vazhdimisht ka bërë thirrje që “të gjitha partitë politike të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese , të punojnë me shpejtësi, për të zbatuar të gjitha reformat historike të sistemit të drejtësisë?.
Ndërkohë kryeministri Rama , një ndër mbështetësit e zbatimit të Vetting-ut, vazhdimisht ka mbështetur dhe përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke u shprehur se “PD e vonoi por nuk mundi ta ndalojë Vetting-un, tashmë ka ardhur koha të shohim zbatimin e tij në praktikë?. Zbatimi i Vetting-ut, do të bëjë që shumë shpejt në Shqipëri të mos ketë më të ?fortë? në organet e drejtësisë, të paprekshëm në ato institucione, për të zbuluar, arrestuar dhe dënuar jo “peshqit e vegjël? por “peshkaqenët? dhe ata që në 27 vjet i kanë mbështetur ata politikisht.
Procesi i vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përcaktohet nga 71 nenet e Vetting-ut, të cilat do të kalojnë në ?sitë? pasuritë, apo lidhjet e mundshme me krimin e organizuar dhe aftësitë profesionale, duke patur vazhdimisht mbikqyrjen e vëzhguesve të huaj. Zbatimi i ligjit të Vetting-ut , përbën kushtin kryesor nga BE-ja për Shqipërinë, për hapjen e negociatave të anëtarësimit në muajt e ardhshëm. Forcimi i një gjyqësori të paanshëm, të pavarur, të përgjegjshëm, efikas dhe profesional, ka rëndësi për sundimin e ligjit në këtë vend.
Shqipëtarët kanë pritur gjatë, kanë vuajtur gjatë nga shlekjet ligjore, nga vendimet e padrejta, që kanë patur edhe kosto të lartë, ndaj ata sot meritojnë një sistem gjyqësor të besueshëm. Përgjatë vitit 2017, shqiptarët panë dhe dëgjuan se si PD (për gjoja paqartësi teknike) u mundua ta bllokonte ligjin e Vetting-ut, ta anullonte dhe ta quante ?antiligjor? procesin, dhe kjo patjetër për interesat e saj. Procesi i Vetting-ut, është padyshim ndër arritje më të suksesshme të kësaj qeverie dhe të kryeministrit Rama, pas shumë përpjekjesh që lidheshin me zbatueshmërinë e reformave.
Paralelisht me organet e drejtësisë, duket se Vetting-u do të shterihet edhe në institucionet e tjera të shtetit, duke nisur nga policia, e cila duhet të spastrohet edhe ajo nga të paaftët dhe të kompromentuarit. Përgatitjet janë bërë në bazë të konsultimeve intensive, për të zbutur sa më shumë pasojat e mundshme. Zbatimi i procesit të Vetting-ut edhe në polici, do të kërkojë përkushtim, guxim dhe gatishmëri profesionale.
Me shkarkimin e gjithë drejtuesve të institucioneve vendore dhe qëndrore nga kryeministri Rama, si dhe nisja e testimit rigoroz duke zbatuar çdo kriter profesional për drejtuesit e rinj, tregon se Vetting-u ka nisur të ketë shtrirje në gjithë vendin. Shqipëria kishte vite që kërkonte një Vetting, dhe jo vetëm në organet e drejtësisë, por edhe në polici, në shëndetsi, në arsimin parauniversitar dhe thellësisht atë universitar, në Akademinë e Shkencave dhe gjithkund ku zbatimi i ligjit ka patur deformime në këto 27 vjet.
Procesi i Vetting-ut do të zhvillohet në tre pista kryesore, tek e shkuara, tek pasuritë dhe tek vlerësimi i aftësive profesionale. Kërkesa e qytetarëve për ndryshim, duket se është bërë realitet nga kjo qeveri, duke shpresuar se zbatimi reformave dhe kryesisht i Vetting-ut, do të gjenerojë ndryshime pozitive në institucionet e shtetit./ CityNews
Festivali Europian ‘Eurovision’, në të cilën është edhe vend...
Në Kukës, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka pasur...
Ndoshta tingëllon tmerrësisht çuditshëm, por është e vërtetë...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me situatën e pë...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot skenarin që f...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Bruks...
Ajo është padyshim një nga modelet më seksi dhe më joshëse n...
Gazetari Martin Banks i EuReporter, ndërsa ka raportuar për ...
Bleona Qereti është një ndër yjet shqiptare më të përfolur n...
Pas deklaratave të kryeministrit Rama për sigurimin e detyru...
Nuk është për të qeshur, por si rezultat i alkoolit shumë fe...
Të gjitha femrat kanë minimalisht një shoqe të ngushtë, me t...
Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska kanë blerë një shtëpi në ‘lagj...
Dy persona, me kapuç në kokë kanë thyer dhe më pas ka grabit...
Flaka Krelani është një ndër zërat më të mirë që ka Shqipëri...
Ndarja e dy personazheve të cilët u bënë të njohur për publi...
Ndërkohë që ende nuk është qetësuar mirë situata e përmbytje...
Deputeti Luan Baçi ka bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhe...
Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit kanë sjellë p...
Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe gjithmonë ka ngritur zërin p...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...