web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kapen me drogë/ Arrestohen dy shqiptarë

21 Nëntor 2017, 15:38, Aktualitet CNA

Ditën e sotme autoritetet italiane kanë bërë mundur arrestimin në flagrancë të dy shtetasve shqiptarë nën akuzën e trafikimit të drogës.

Autoritetet bëjnë me dije se të arrestuarit janë shtetasit me iniciale A.H., vjeç 29 dhe A.V., vjeç 48, të cilët janë pikasur nga policia teksa fshihnin diçka mes bimëve, e cila pas kontrollit rezultoi të ishte një ?bukë? me sasi prej 500 gram heroinë.

Pas kontrollit të ushtruar në banesat e të arrestuarve janë sekuestruar nën cilësinë e provës material 25 gram heroinë.

Policia është duke vijuar punën për kapjen e rsateve të tjera flagrante, ndërsa dy të arrestuarit ndodhen në paraburgim në pritje të vendimit nga organet gjyqësore. /CityNews

 

 





Lajmet e fundit nga