web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spaho në PE: Shqipëria e kapur nga droga, krimi i organizuar dhe blerja e votës

21 Nëntor 2017, 14:49, Aktualitet CNA

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, mori pjesë në konferencën e mbajtur në Parlamentin Europian, me temë “Perspektiva rajonale e procesit të integrimit europian për vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Spaho shprehet se “Atje theksova nevojen e luftes ndaj kanabizimit te vendit, krimit te organizuar e lidhjet e tij me maxhoracen aktuale ne Shqiperi si dhe nevojen per zgjedhje te lira e te ndershme pa vote te blere e te trafikuar si parakushte per rrugetim te sigurte ne Bashkimin Europian dhe ku Parlamenti Europian mund te beje shume.”

Në vijim ai shprehet se ka kërkuar liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, pasi kushtet e kërkuara për heqjen e vizave njanë plotësuar dhe nuk mund të lihen vetëm qytetarët e Kosovës të izoluar si të ishin në një ishull.

“Theksova gjithashtu nevojen qe Kosoves ti jepet liberalizimi i vizave pasi jo vetem jane plotesuar kushtet por nje popull nuk mund te lihet si ishull i izoluar pa te drejte per te levizur i lire ne BE.”, – shkruan Spaho. /CityNews





Lajmet e fundit nga