web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto/ Serena Williams dukej si një princeshë në dasmën e saj

20 Nëntor 2017, 08:45, Aktualitet CNA

Serena Williams e mbajti shumë të shtrënguar për detajet e dasmës së saj, e cila u bë në New Orleans. Por ajo e thyen heshtjen me fotot që publikoi në rrjetin social Instagram. Tregoi gjënë më të rëndësishme të një nuseje, fustanin.

Nuk shkroi ndonjë fjalë poshtë fotove, por i bëri tag stilistit të fustanit i cili ishte Alexander McQueen.

Sportistja u shfaq në ceremoni me një fustan të madh dhe në stil princeshe, më pas në sallën e kërcimit zgjodhi të kishte një fustan të shkurtër me një palë atlete, pasi do kërcente së bashku me bashkëshortin e saj./CityNews





Lajmet e fundit nga