web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përcillet sot për në banesën e fundit kompozitori i njohur Aleksandër Lalo

20 Nëntor 2017, 08:02, Aktualitet CNA

Kompozitori i njohur Aleksandër Lalo, i cili u nda befasisht nga jeta dje, do të përcillet sot me homazhe për në banesën e fundit.

Homazhet në nder të tij do të mbahen në hollin e RTSH-së në orën 11:00, ndërsa në orën 13:00 ai do të përcillet për në varreza.

Lalo, 68 vjeç, ndërroi jetën të dielën në mbrëmje pas një ataku kardiak në një prej spitaleve të Tiranës, njofton RTSH. Televizioni Klan ndërpreu transmetimin e spektaklit muzikor ?C?est la vie? ku Lalo kryesonte jurinë e tij, në shenjë respekti për humbjen e kompozitorit të shquar.

Aleksandër Lalo do të mbahet mend për krijimet e tij në zhanrin e muzikës së lehtë, por më së shumti në muzikën e filmave shqiptarë. Duke filluar nga viti 1972 ai ishte autori i kolonës zanore i të paktën 25 filmave shumë prej të cilëve janë tashmë hite të muzikës shqiptare. Në fondin e arkivit muzikor të RTSH gjenden shumë prej veprave të kompozitorit. Për kontributin e tij Aleksandër Lalo është nderuar me titullin ?Mjeshtër i Madh? nga presidenti i Republikës Bujar Nishani./ CityNews





Lajmet e fundit nga