web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si do të reagojë Rama nëse Saimir Tahiri del fajtor?/ Kjo është përgjigjja e Ramës

14 Nëntor 2017, 21:42, Aktualitet CNA

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka komentuar mbrëmjen e sotme, çështjen Tahiri dhe se çfarë qëndrimi do të mbante ai dhe Partia socialiste nëse ish-ministri i Brendshëm do të dalë fajtor.

Si u shpreh se, “nëse rasti Tahiri del i vërtetë është rasti më i turpshëm i familjes socialiste”.

Në vijim kreu i qeverisë u shpreh se nëse do të faktohen akuzat, ai do të ishte i pari që do të duartrokiste vendosjen e drejtësisë. Rama u shpreh se nuk duhet të habitemi sepse nuk është rasti i parë që një ministër i suksesshëm të rezultojë në shkelje fatale të ligjit.

“Nëse faktohen akuzat, do të duartrokas i pari vendosjen e drejtësisë.

Nuk do ishte hera e parë që një “Benjamin”, një ministër i suksesshëm të rezultojë në shkelje fatale të ligjit. Është përgjegjësi e tij personale dhe jo e atyre që e besuan.”/CityNews





Lajmet e fundit nga