web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Amerikanët i tremben Kim Jong-ut/ Frik se mund të lëshojë raketë për të sulmuar Trump

5 Nëntor 2017, 19:30, Aktualitet CNA

 Zyrtarët e lartë amerikane kanë ngritur shqetësime të mëdha se diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un do të kryejë një test raketash në përpjekje për të sulmuar Donald Trump gjatë  vizitës së tij në Japoni ose Korenë e Jugut.

I cituar nga mediat ndërkombëtare, Patrick Cronin, drejtor i lartë i Programit të Sigurisë së Azisë dhe Paqësorit, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të përgatiten për një akt të pamatur nga shteti komunist

?Sfida më e madhe mund të jetë menaxhimi i një sulmi.  Ne duhet të jemi të gatshëm për të papritura?, shtoi ai.

Adam Mount, një tjetër zyrtar i lartë amerikan, ka paralajmëruar se nuk do të ishte befasi  që Koreja e Veriut të lëshonte një raketë gjatë vizitës të Presidentit amerikan?.

Ndërkohë Koreja e Veriut ka fajësuar për çdo konflikt administratën  Trump, duke e quajtur atë një administratë  ?gangsterësh?.

?Realiteti tregon qartë se imperialistët amerikanë që sillen si gangstere janë ata që po e rëndojnë situatën e Gadishullit Korean dhe kërkojnë të ndezin një luftë bërthamore?, deklaroi televizioni shtetëror koreano-verior.

Kim Jong-un paralajmëroi javën e kaluar  se arsenali i tij bërthamor është në ?fazën përfundimtare?.





Lajmet e fundit nga