web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KLD po jeton ditët e fundit të ekzistencës/ KLGJ nxjerr jashtë loje institucionin më të lartë të drejtësisë

1 Nëntor 2017, 09:26, Aktualitet CNA

Sikurse kanë bërë të ditur burime mediatike nëntori është muaji i fundit i qenies së KLD institucion funksional, pasi në dhjetor e gjithë trupa përbërëse e KLD-së do të shpërndahet. Kjo për shkak se antarëve u mbaron mandati.

Në fakt  shkrirja e KLD-së duhej të kishte ndodhur që në muajin maj, mirëpo Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta lërë në funksion deri në ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Pra në dhjetor KLD pritet të hyjë një krizë totale, sepse antarëve të saj ju mbaron mandati 5 vjeçar i cili në përfundim dikton heqjen dorë nga funksioni.

Ndërsa pritet ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, gazeta ?Sot? ka raportuar për një krizë institucionale disa mujore, pasi ky institucion kërkon së paku 6 muaj në ngritjen e instancave të tij. /CityNews





Lajmet e fundit nga