web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama publikon foto të aksit Fushë Arrëz-Rreps/ Qytetarët: Rrugë pa standarde, rrezikohet jeta e udhëtarëve

1 Nëntor 2017, 08:26, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjes dhe ditë të mbarë ndjekësit me disa pamje nga aksi rrugor Fushë Arrëz-Rreps.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky aks nga një shteg torturues është kthyer pas 50 vitesh në një rrugë turistike.

?Mirëmëngjes dhe me këto foto të aksit Fushë Arrëz-Rreps, që nga një shteg torturues kthehet pas 50 vjetësh në një rrugë turistike, ju uroj një ditë të mbarë?- shkruan kryeministri.

Por postimit të Ramës i janë përgjigjur me kritika qytetarët, sipas të cilëve punimet janë me standard të dobët dhe mungojnë mbrojtëset anash rrugës.

?Ku jane vijat e bardha ne keta rruge qe po ndertohet sepse mungon gjysma e tjeter dhe nuk nderrohen dot dy makina se njera do predict tjetren te kaloje??

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan se për të garantuar jetëgjatësinë duhet të rritet cilësia e punimeve ?Duhet vetem te rritet cilesia e punimeve per te garantuar jetegjatesine e ketyre investimeve?- shkruan qytetari.

Një tjetër qytetar shkruan se rruga nuk ka mbrojtëse anësore, duke rrezikuar jetën e qytetarëve. ?Mbrojtset .zoti rama para se ta poplikosh shum bukur por jeta e robit vlen ma shum se ca llamarina mbrojtse?- shprehet qytetari.

Kur beni nje pune te mire dhe te bukur,beheni deri ne fund,vejeni edhe karrexhaten mbrojtese se po vdiq njeri cfar kuptimi ka rruga..?– shkruan një tjetër qytetar?./ CityNews





Lajmet e fundit nga