52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Sajmir Tahiri doli vetë para mediave të bëjë publik një dokument të prokurorisë së Katanias, që tregon se ai nuk është nën hetim nga ky organ. Pa u marrë ende në pyetje nga prokuroria, Tahiri ka nisur të bëjë kështu avokatin e vetes nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë. Kjo tregon qartë se hetimi i ish ministrit të brendshëm nuk do të jetë i lehtë, pasi Tahiri edhe pse i pezulluar nga grupi i PS, do të vazhdojë të flasë nga foltorja e Kuvendit. Padyshim që ky hetim do të vazhdojë të transformohet nga një çështje penale në një çështje, që do të prodhojë më shumë politikë dhe më pak drejtësi.
Vëmendja në fakt është përqëndruar tek Tahiri, si protagonist publik i kësaj çështjeje. Por historia as fillon dhe as mbaron me ish ministrin. Edhe pse, nëse akuzat vërtetohen, ai mund të jetë strumbullari i këtij biznesi kriminal, Tahiri është sërish maja e ajsbergut. Detyra e prokurorisë në këtë rast nuk duhet të jetë thjeshtë dhe vetëm futja në burg e Tahirit, por zbardhja e fijeve të mekanizmit që kishte bërë bashkë zyrtarë policie e trafikantë, kryesisht në Vlorë. Tashmë përgjimet italiane, në mos ngarkofshin me përgjegjësi penale Tahirin, ngarkojnë që çke me të ish zyrtarë të policisë lokale. Përgjimet, në mos tregofshin se Tahiri është ?shefi i madh?, tregojnë që çke me të se ?shefat e vegjel?, ishin atje në shërbim të trafikantëve të drogës. Edhe më herët, edhe pse pa përgjime, faktet tregojnë se bashkëpunimi i policisë me rrjetin kultivues-magazinues-transportues ishte i mirëorganizuar.
Sasitë e drogës që vazhdojnë të dalin nga magazinat tregojnë se sa pak është asgjësuar nga operacionet e policisë, kryesisht në Vlorë. Ajo që tashmë dihet, është se ndër kultivuesit, në burg përfunduan së paku një dyzinë fshatarësh, punëtorësh krahu dhe ata që kishin mbjellë disa dhjetra rrënjë. Por jo ?peshqit? e mëdhenj.
Asgjësimi i një parcele me lëndë narkotike është një vendngjarje kriminale që duhet hetuar nga prokuroia. Por është tashmë publik pretendimi i prokurorisë se oficerët e policisë gjyqësore nuk njoftoheshin për operacionet e asgjësimit dhe asnjëherë për to nuk është bërë një hetim, për të mësuar se kush ishte financuesi i mbjelljes së parcelave të mëdha. Për pasojë, nuk u shkua asnjëherë tek organizatorët e vërtetë. Por prokuroria nuk duhet vetëm të shfajësohet për atë që nuk ka bërë. Ajo kishte të gjithë të drejtën të hape një hetim edhe ndaj policisë atë kohë për operacionet, që sikudër pretendon, i ka mësuar nga media. Por nuk e ka bërë. Për këtë arsye edhe vullkani shpërtheu vetëm pasi u arrestua Moisi Habilaj në Itali, i cili përgjohej kudo ku vinte këmbën.
Padyshim që PD e PS do të vazhdojnë të bëjnë politikë me Tahirin. Por prokuroria duhet të zbardhë dhe shkulë policët e inkriminuar nga trupi i policisë së shtetit. Dhe, nëse bën këtë, Tahiri edhe sikur të mos preket penalisht askund, e ka marrë gjysmën e dënimit./Opinion.al
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i ftuar në “36...
Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, deputet i LSI-së, tho...
Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë emisionit “Studio e hap...
Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Studio ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Studio ...
Një denoncim i ri mbërriti në redaksinë e emisionit “STOP”, ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Studio ...
Policia gjeorgjiane kreu dy arrestime VIP këtë fillim jave. ...
Këtë të mërkurë në orën 10 parlamenti do të mblidhet për të ...
Një denoncim i ri mbërriti në redaksinë e emisionit “STOP”, ...
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, i ftuar në emisionin...
Ditën e sotme presidenti Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ekelejd Alibeaj, i ftuar në ...
Blendi Fevziu i ftuar në forumet UET, ka zhvilluar një bashk...
Policia serbe ka arrestuar ditën e sotme tre shtetas shqipta...
Emisioni investigativ BOOM në RTV Ora News denoncoi mbrëmjen...
Një zhvillim i rëndësishëm politik ka ndodhur gjatë ditës së...
Ditën e sotme ishte planifikuar mbajtja e seancës së 45 gjyq...
Shqiperia gjithnje e me shume po orientohet drejt bipolarizm...
E ftuar në në studion e lajmeve të ‘FaxNews’, kryetarja e Lë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...