LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Saimir Tahiri rrezikon të ndikojë tek dëshmitarët e prokurorisë

21 Tetor 2017, 18:37, Aktualitet CNA

Moszbatimi i urdhër-arrestit të prokurorisë mund të sjellë pasoja për vijimësinë normal të hetimit ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

I ftuar në studion e AbcNews, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj është shprehur se ekziston rreziku që Saimir Tahiri të ndikojë tek dëshmitarët që ka prokuroria.

Sipas tij, kjo ishte edhe arsyeja që prokuroria kërkoi arrestimin e tij e jo hetimin, siç propozuan deputetët e mazhorancës.

Sipas Alibeaj, prokuroria është e bindur në provat e veta, se Saimir Tahiri është i përfshirë në trafik.

Alibeaj u shpreh se nëse Tahiri do të ishte një qytetar i thjeshtë, atëherë prokuroria do ta kishte dërguar para gjykatës./CityNews

Lajmet e fundit nga