Kryemadhi-Ramës: Humbe mundësinë për të treguar se e do drejtësinë
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Në një dalje për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas shtyrjes së vendimit për heqjen e mandatit të ish-ministrit Tahiri, nën pretendimin se Rama po kërkon të blejë kohë për prishjen e provave brenda 24 orëve të ardhëshme.
Në vijim Basha u bëri thirrje qytetarëve që të reagojnë kundrejt kësaj situate dhe të marrin fatet në dorë.
?Shqiptarët e kanë parë sot se si Edi Rama ka urdhëruar mbrojtjen e Saimir Tahirit, njeriut që është kapur në flagrancë nga antimafia italiane si i lidhur, përfitues dhe mbrojtës i bandës të trafikut të drogës dhe të armëve. Përgjimet, të cilët cdo shqiptar i ka lexuar, tregojnë qartë se, Sajmir Tahiri merrte shuma të mëdha parash në këmbim te mbrojtjes që i ofronte kësaj bande dhe në këmbim të vënies se policisë, porteve, aeroporteve, radarëve të vëzhgimit, në dispozicion të bandës Habilaj dhe të trafikut të drogës dhe të armëve.
Këto prova që drejtësia italiane po i menaxhon, po i administron ne procesin gjyqësor kundër bandës së Habilajve, si dhe prova të tjera, i janë paraqitur nga Prokuroria, Parlamentit, Këshillit të Mandateve me qëllim heqjen e një privilegji, jo një të drejte, qe eshte imuniteti parlamentar, i cili nuk jepet kurrë për të bërë trafik droge, por jepet për të mbrojtur deputetët, për lirinë e tyre të mendimit. Edi Rama i tregoi sot shqiptarëve se është në krah të Sajmir Tahirit, se e vërteta e përbashkët që i lidh dhe i inkriminon është shumë herë më e fortë, sesa retorika e tij për të bërë drejtësi.
Nuk ka drejtësi me Edi Ramën. Sepse Edi Rama është bashkëpunëtor me Sajmir Tahirin në këtë aferë korruptive dhe kriminale që tregon qarte narkoshtetin, kupolën mafioze që sundon sot vendin. Askush nuk kerkln prova për ti hequr një privilegj Sajmir Tahirit dhe për ta vënë atë si të barabartë me qytetarët e tjerë para drejtësisë, provat administrohen nga gjykata. Ndaj Edi Rama gënjen me pacipësi totale, me pafytyrësi shqiptarët, kur thotë se ka apo ska prova. Provat administrohen në gjykata.
Faktet e bëra publike para shqiptarëve tregojnë qartë se, Parlamenti nuk ka rrugë tjetër përvecse ti heqë një orë e më parë, imunitetin Sajmir Tahirit në mënyrë që, ai të vendoset para drejtësisë. Eshtë drejtësia ajo që do të japë vendimin e saj. Me qëndrimin e sotëm të urdhëruar nga Edi Rama, Sajmir Tahirit iu blenë 24 orë, 24 orë gjatë të cilave do të shkatërrohen më shumë prova do të lidhen dhe do të priten fije midis Sajmir Tahirit dhe Edi Ramës, ministrave të tjera të kabinetit Rama2 që po kështu figurojnë në përgjimet e antimafias.
Do të çohen negociatorë dhe emisarë, zhage dhe numra bankare për të shantazhuar dhe blerë të vertetën. Me blerjen e 24 orëve dhe qendrimin e sotëm Edi Rama faktoi përfundimisht për këdo që ishte akoma në dyshim se narkoshteti nuk mund të jetë kurrë shtet i së drejtës, se kupola mafioze nuk mund të jetë kurrë në gjendje të bëjë drejtësi apo të japë mundësi të bëhet drejtësi. Ndaj për çdo shqiptar është ora e vetëdijes dhe e pyetjeve të rëndësishme që i shtrojnë vetes. Gjatë këtyre orëve dhe ditëve jam kontaktuar nga qindra mijëra qytetarë të revoltuar të cilët pyesin dhe kërkojnë veprim nga opozita. Opozita e bashkuar tashmë e ka marrë një vendim. Largimi i Edi Ramës, një qeveri antimafia, është e vetmja rrugë që do të garantojë zbatimin e drejtësisë në vend. Është e vetmja rrugë që do të vendosë rendin dhe sigurinë. Mënyrat për të arritur këtë, opsionet për të arritur deri aty po zvogëlohen me shpejtësi të madhe. Rrënimi total i institucioneve nga narkomafia, nga narkoshteti, kapja e tyre nga kupola mafioze po lë shumë pak opsione për të arritur deri tek një zgjidhje e pranueshme në luftën kundër krimit.
Ndaj i bëj thirrje çdo qytetari, që deri më sot ka qënë në dyshim apo skeptik përsa i përket mundësive, gadishmërisë dhe aftësisë së Edi Ramës për të luftuar krimin, që pas shfaqes së sotme, ti bashkohet qendrimit dhe thirrjes tonë si opozitë. Inkurajoj të gjithë shqiptarët e në veçanti ata që zgjedhin largimin nga vendi, të bashkohen me opozitën. Po vjen ora që të marrim në dorë fatet tona. Vendin nuk mund tia lëmë kupolës mafioze?. /CityNews
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e den...
Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi, ishte e ftuar ...
Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi, e ftua...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte sot i pranishëm dhe...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një prononc...
Një natë më parë Lori Hoxha, ka festuar ditëlindjen e saj të...
Prokuroria ka dështuar në mënyrë të turpshme në argumentimin...
Pas përfundimit të seancës së sotme të mbledhjes së Këshilli...
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe s...
Ilir Vrenozi personi “vip” i rrjeteve sociale, nuk ka lënë p...
Përfundimi mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe vendimi i...
Kryedemokrati Lulzim Basha, ka dalë në një prononcim për med...
Saimir Tahiri pas daljes nga mbledhja e Këshillit të Mandate...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Pogradec-Qafe...
Avokati Altin Goxhaj, me anë të një postimi në rrjetet socia...
Në një lidhje telefonike, juristi dhe avokati, Genci Gjokuta...
Mbledhja e Këshillit të Mandateve ditën e sotme me qëllim dh...
Kreu i Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, Gramoz Ruçi, ...
Pas kërkesës së mborjtjes së ish-ministrit të Brendshëm Saim...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...