web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nobeli për Paqen/ Ja kush e fitoi çmimin prestigjioz

6 Tetor 2017, 13:13, Aktualitet CNA

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen këtë vit ka rezultuar të jetë një surprizë.

Ndërsa favorizoheshin emra si ministri i jashtëm i Iranit,  Javad Zarif dhe Federica Mogherini për marrëveshjen me Iranin për armët nukleare, çmimin Nobel e ka fituar një organizate kundër armëve nukleare, bëhet fjalë për ICAN.
Fushata Ndërkombëtare për Demontimin e Armëve Nukleare, ICAN, një grup që punon dhe promovon një çarmatim të plotë të armëve nukleare ka fituar edhe çmimin më prestigjioz.

Çmimi nobel për Paqen është çmimi më i lartë për individët apo institucionet të cilët janë angazhuar drejt arritjes së paqes brenda një viti./ CityNews





Lajmet e fundit nga