web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hapet sot zyrtarisht aplikimi për llotarinë amerikane/ Ja çfarë duhet të dini

3 Tetor 2017, 06:57, Aktualitet CNA

Sot në orën 18:00 me orën lokale të Shqipërisë hapet zyrtarisht aplikimi për Llotarinë Amerikane dhe përfundon me datën 7 nëntor.

Në faqen e internetit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëhen të ditura të gjitha hapat dhe kriteret që duhen ndjekur gjatë aplikimit.

50 mijë viza për qytetarë nga e gjithë bota janë në dispozicion këtë vit, në kohën kur vetëm nga Shqipëria numri i aplikimeve i kalon 200 mijë.

Çdo gjë është si më parë në aplikim, përveç një opsioni të ri që është shtuar këtë vit: Mundësia për verifikimin e të dhënave. E rëndësishme është që secili ta plotësojë sakte aplikimin, dhe nëse nuk ka njohuri në gjuhën angleze mund të asistohet nga dikush tjetër që mund të jetë një zyre e specializuar.
Nëse faqja e aplikimit nuk ju hapet gjatë ditës së sotme, mos u shqetësoni, mund të jetë për shkak të mbingarkesës por ju keni kohë të aplikoni deri në 7 nëntor.

Para disa ditësh, Konsulli amerikan në Tiranë, Benjamin Hesprich, shpjegoi se ku gabojnë zakonisht aplikantët për llotarinë amerikane. Sipas Hesprich, fotografia me syze dhe më e vjetër se 6 muaj, por edhe arsimi i mesëm me kohë të pjesshme ju skualifikojnë automatikisht./ CityNews





Lajmet e fundit nga