Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Mero BAZE
Ambasadori i SHBA, Donald Lu, ka përsëritur sot ndoshta për të tretën herë brenda dy viteve të fundit, një fjalim të ashpër kundër botës së krimit në Shqipëri dhe detyrimit që ka drejtësia shqiptare, për të pastruar vendin prej saj. E ka bërë këtë rregullisht gjatë betejës së tij, edhe personale, për të arritur miratimin e reformës në drejtësi. E ka bërë sa herë reforma hynte në ngërç, sa herë politika dhe sidomos opozita, shpikte arsye për t?i ikur votimit të saj, dhe mbi të gjitha, sa herë që prokuroria apo gjykata i bashkohen aksionit anti-reformë. Dhe ka paguar një çmim për këtë. Letrat kundër tij në Uashington, nuk i ?nxënë? më dosjet.
Kjo që bëri sot është e njëjta gjë. E bëri para magjistratëve të rinj, para atyre që do të jenë ?kuajtë e betejës? së drejtësisë me krimin në Shqipëri.
Por ajo që është interesante në këtë histori, nuk janë deklaratat e ambasadorit Lu, por fakti që ai duartrokitet pas deklaratave nga të gjithë.
Edhe kur ka folur dy vjet apo një vit më parë me emra kundër Shullazit, Lul Berishës apo Balilit, është duartrokitur. Biles në një rast puna ka shkuar në ekstrem, sa ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kërkoi dhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare tek presidenti Nishani për të kërkuar kapjen e Balilit, i cili po rrezikonte sigurinë kombëtare.
E njëjta skenë po përsëritet. Dhe kjo ka një shpjegim thelbësor.
Klasa politike në Shqipëri, qeveria dhe opozita, e përdorën ambasadorin Lu si instrument për t?u ikur elementëve kriminalë që ishin investuar direkt në politikë. Pafuqia e liderëve politikë ndaj atij grupi, ishte shembullore. Po të mos fliste me emra ambasadori Lu, ata do t?i kishim sërish në politikë.
E njëjta gjë ndodh dhe tani. Fokusimi i ambasadorit Lu tek emra konkretë, janë piketa për drejtësinë, por dhe një apel i fortë për politikën që të mos mbështetet më tek elementë kriminalë, tek ?të fortët? e getove të krimit në Shqipëri, dhe mbi të gjitha, të mos i përdorin ata për politikë.
Shteti shqiptar pas 27 vitesh është katandisur në atë pikë që politikanët kanë siklet para banditëve, për të mos thënë frikë, dhe nuk i zbojnë dot. Nuk është se janë aq djaj sa i bëjnë, dhe as aq ëngjëj sa duan të duken, por e vërteta është që janë të sikletosur të përballen me krimin dhe banditët e fortë të getove, pasi i kanë përdorur ata herë pas here në punët e tyre.
Ambasadori Lu është si një ngushëllim për ta, si një alibi e pafuqisë së tyre për t?i mbrojtur tani e tutje. Ndaj dhe ata ndjehen mirë që ai flet me emra. Biles mirë është t?i shtojë dhe ca. Kjo është arsyeja që nuk reagon askush kundër ambasadorit Lu, politikisht. Ca duartrokasin më shumë, se duan të ndjehen të larë, disa më pak, por të gjithë ndjehen mirë që doli një burrë më i fortë se ata, që u thotë ?zhdukuni?!
Dhe kjo është shenjë e degradimit të politikës shqiptare në atë pikë, ku politika nuk është padrone e krimit, por më keq. Është e frustruar prej tij, pasi është e detyruar t?i shërbejë atij.
Thirrja e ambasadorit Lu është një shans për politikën, t?i japë fund kësaj historie. Ambasadori Lu për etikë diplomatike përmendi vetëm tre emra, pasi kërkon t?i referohet informacionit publik nga shtypi, por ajo që ndodh në Elbasan, është në total më e rëndë se tre emrat e marrë së bashku, pasi nuk ka të bëjë vetëm me pafuqinë e drejtësisë përballë tre njerëzve të inkriminuar, por me pafuqinë e politikës, për t?i treguar vendin krimit.
Beteja ndaj krimit nuk është vetëm punë shkresash, letrash, procedurash gjyqësore dhe procesesh penale. Është mbi të gjitha simbolike dhe betejë publike e politikës kundër krimit.
Për të vënë përpara krimin, duhet të bësh gjeste kundër tij. Kjo është detyrë e politikës. Pastaj drejtësia është nën presionin e opinionit publik, që kërkon luftën kundër krimit. Fatkeqësisht, gjestet kundër të fortëve dhe krimit mungojnë. E gjitha reduktohet në luftën kundër ?lacave? të lagjeve, por jo aty ku politika bën ?link? me krimin.
Ambasadori Lu nuk i ka borxh ndonjë bande apo të forti në Shqipëri, dhe ua lehtëson të gjithëve punën, duke folur me emra. Tani është rasti që politika të dëshmojë se është e lirë, të bëjë atë që kërkohet. Jo vetë të duartrokasë ambasadorin Lu! Ashtu duartrokitën dhe Rigertën, por halli i saj dhe i Kristinës vazhdon!
Ka një detaj në dy fjalimet e ambasadorit amerikan të këtyre...
Nëse shikoni tek fotot e fotografit Indonesian Achmad Zulkar...
Shqipëria vetëm brenda pak ditësh do të presë një strukturë ...
Nuk ka asgjë më të fuqishme se një bebe që e mban të lidhur ...
anë zbuluar tre boshtet kryesore në vendin tonë, ku klanet m...
Kur ne mësojmë se do bëhemi me motër ose vëlla kemi reagime ...
E ftuar në emisionin “Opinion” gazetarja Anduea Llabani, ka ...
Artan Hoxha thotë se deklarata e fortë e Ambasadorit amerika...
Laptopi dhe kompjuteri janë mjetet më të përdorshme për të p...
Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Poli...
Mund të jenë marrë më shumë se 7 vjet të paplanifikuara, dhe...
Deklarata e ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu, se 4 klane dh...
Në “Studion e hapur”, të News24, një debat i ashpër është zh...
“Trump si Moisiu”!!U zhduk tre dite nga cadra, e pyes ku je?...
Mediat kanë zbardhur dëshminë e dhënë në polici nga ish-kreu...
Ngjarja që ndodhi ditën e djeshme në Vlorë, ku u krye atenta...
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja, ka...
Mbrëmjen e së hënës Fiks Fare denoncoi falsifikimin e një ak...
Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, ka reaguar pas dekl...
Ish-kreu i SHIK-ut në Berat, Artan Dauti është qëlluar me ar...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...