web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mediat kosovare zbulojnë hilenë e kryeministrit Haradinaj në Tiranë/Mësoheni kush është

27 Shtator 2017, 17:50, Aktualitet CNA

Kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka realizuar ditën e sotme vizitën e tij të parë zyrtare në këtë post në Shqipëri, ku takoi krerët më të lartë të shtetit shqiptar.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e priti Haradinajn me ceremoni shtetërore dhe më pas Kryeministri i Kosovës takimet i vazhdoi me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi,me  liderin e opozitës Lulzim Basha, me Sali Berishën dhe princin Leka II.

Megjithatë, në të gjitha këto takime askush nuk e vërejti detajin e hilesë së vogël të kryeministrit Haradinaj, shkruan ?Zeri.info?, që vijim zbulon.

Në këto takime Haradinaj kishte mbathur këpucë me taka më të larta, deri në 3 centimetra, të cilat të paktën e bënin të dukej më i gjatë. Sidoqoftë, komenton ?Zeri?:  kjo nuk është arsyeja që Haradinaj i ka përdorur këto këpuca. Ditë më parë ai ka treguar se këpucët e tij janë prodhim vendor, që e bëjnë të ndihet rehat dhe kjo është arsyeja e vetme pse ai i mban veshur.





Lajmet e fundit nga