Londër/ Sulm me acid në një qendër tregëtare
Gjashtë persona janë plagosur nga një sulm me acid në një qe...
Nga Artur AJAZI
-Ajo që ka ndodhur dhe po ndodh pothuajse çdo ditë në oborrin dhe zyrat e PD në Tiranë (pasi në rrethe kjo parti pothuajse nuk ekziston) po tregon se strategjia e mirëmenduar e Lulzim Bashës për ta denigruar, shkatërruar, por edhe për ta delegjitimuar këtë forcë politike, po bëhet realitet. Tashmë për cilindo anëtar të Partisë Demokatike, një gjë është e sigurtë, kjo parti po shkon drejt vetë shkatërrimit, dhe tashmë në skenar nuk ishte vetëm humbja e zgjedhjeve, por shumë më tepër se kaq, është mbijetesa e kësaj force politike.
Aktualisht PD ekziston sot vetëm në oborrin dhe selinë e saj në Tiranë, sepse në rrethe ajo pothuajse nuk ekziston fare. Nuk funksionojnë strukturat e degëve, seksionet, grupseksionet, kryesitë, kryetari. Në pamje të parë përgjegjësi i vetëm i kësaj tragjedie është kryetari (vetëshpallur) Lulzim Basha, pasi ai dhe vetëm ai, bëri gjithçka për të arritur deri këtu, në degradimin e Partisë Demokratike, që ajo të mos jetë kurrë më as opozitare dhe as pretendente e ardhshme për të qeverisur vendin. Basha drejtoi për 4 vite me radhë një opozitë anemike, të përgjumuar, në unison me atë që ai nga çadra e quajti ?Republika e Vjetër?, duke mos ditur të ndahet nga zakoni i vjetër i një qeverisje të dështuar dhe me plot mëkate.
Ai e mori ?dhuratë? postin, dhe nuk e mësoi kurrë se, nuk mund të bëhej ?luan? duke flakur, sulmuar, dhe kafshuar ata që e mbajtën në krahë kaq vjet. Luli e filloi protestën dhe kërkoi ?zgjedhje të lira dhe të ndershme?, kur ato fjalë dhe parime ai nuk i njeh dhe nuk i zbaton kurrë brënda oborrit të SHQUPI-t.
Luli e kishte vendosur qysh më parë se çfarë do të bënte me çadrën e ?lirisë?, duke shpikur ?Republikës së Re?, duke u sjellë tinëzisht edhe si ?mbrojtës i gardës së vjetër në PD?, Luli realizoi marrëveshjen me Ramën, duke tradhëtuar të gjithë ata që besonin tek zgjedhjet e ndershme, pasi nuk mori siguri që vota nuk do të vidhet nga ?paratë e korrupsionit?. Synimi i Lulit ishte dhe mbetet akoma spastrimi i PD nga kundërshtarët, dhe kjo u vërtetua edhe nga qëndrimi i tij i prerë, për të mos lejuar fraksione brënda partisë.
Synimi i tij, ishte dhe mbetet denigrimi i PD, dhe kjo duket nga mungesa e qëndrimeve parimore, shkelja e statutit, gënjeshtrat dhe mashtrimet që bëri ai me listat, humbjen katastrofike, garën e ?ndershme? për kryetar, etj. ?Kokoshi është katandisur një thelë?. Dhe kjo vlen për Partinë Demokratike sot. Veç kryesisë qëndrore, veç ndonjë strukture që akoma mbahet në këmbë me pahir, sot PD në rrethe gjendet në ditët e saj më të vështira.
Pothuajse të gjitha degët e saj në Durrës, Elbasan, Korçë, Gjirokaster, Vlorë, Shkodër, Fier, Dibër, Pogradec, (pa përmendur qytetet e vogla) janë shkrirë, janë shpërbërë, dhe prej vitesh nuk mblidhen as kryesitë, dhe as strukturat e tjera lokale të kësaj force politike. Edhe shpresa e fundit që kishin tek Basha anëtarët dhe militantët e PD në rrethe, për çadrën, për zgjedhjet e 25 qershorit, u shua pas tradhëtisë së 17 majit , humbjes së thellë në shkallë vendi, dhe procesit farsë të 22 korrikut.
?Armiqtë? brenda PD, nga qendra deri në rrethe, po kërkojnë largimin e Lulit. Për hir të së vërtetës duhet thënë se, shumica e degëve të PD në rrethe mbeten akoma edhe sot e kësaj dite ?Berishiste? , dhe kjo për faktin sepse tek Luli ata nuk kanë parë dhe dëgjuar akoma liderin, udhëheqësin, kryetarin.
Me lojën e tij amatoreske, Basha po rrezikon të ndajë partinë në dysh (duke nisur nga qendra deri në bazë) duke e bërë të pashmangshme në fakt disfatën e tij. Lulit përballë kësaj situate, ku PD po shkërrmoqet në mënyrë të frikshme, i mbetet të zgjedhë ose largimin nga posti i pamerituar nga presioni i shumicës brënda partisë (kjo është rruga më dinjitoze) ose të mbetet deri në fund kryetari pa ushtarë, për tu bindur në zgjedhjen e tij më të gabuar politike.
Gjashtë persona janë plagosur nga një sulm me acid në një qe...
Pas vrasjes së bashkëshortes, nga 49 vjeçari Bashkim Mekolli...
Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli-Faber, ka rea...
“Opozita në audio. Regjistrimet audio i kam bërë unë!”Janë d...
Pasi goditi punonjësin e OSHEE-së për shkak të detyrës, poli...
Policia e Fierit kap dhe ndalon një shtetas të shpallur në k...
Brenda dy javësh të mbyllni verifikimin për pjesën dërmuese ...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dje ka mbledhur ...
Policia Kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Po...
Lideri i Lëvizjes VetëVendosje, Visar Ymeri, ka risulmuar kr...
Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë prezantimit të kandidatë...
Zbulimi i parave të pista është jo vetëm objektivi i njësisë...
Sot në Gjermani kanë filluar zgjedhjet federale ku qytetarët...
Mëngjesin e sotëm në fshatin Blacë shtetasi B.M, rreth 49 vj...
Këto janë disa prej titujve të shtypit të shkruar për ditën ...
Horoskopi ditor për diten e diel – 24. shtator 2017Dite mja...
Disa nga këto janë surprizuese. Do ishte mirë që çdo gjë të ...
Pra, sapo gjetëm prova se Kylie Jenner është në të vërtetë, ...
Kylie Jenner është vetëm 20 vjeç, por që tani ajo është një ...
Policia ka ndërtuar skemën se si ndodhi goditja e mjetit të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...