web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gaga topless teksa flet për zënkën me Madonën

24 Shtator 2017, 19:00, Aktualitet CNA

Lady Gaga mund të shihet teksa merr reze dielli topless duke folur hapur për grindjen e saj me Madonën në dokumentarin e saj më të ri në Netflix, Gaga: Five Foot Two.

Këngëtarja ka ardhur me projektin e saj më të ri i cili u mundëson fansave të saj një pasqyrë më të madhe mbi jetën e saj personale dhe artistike.

Në dokumentar 31 vjeçarja diskutoi dhe për rindjen e saj me ikonën e pop Madonna.  Këngëtarja e Pokerface ka shpjeguar : ?Çështja midis meje dhe Madonës është se un e kam admiruar gjithnjë dhe vazhdoj ta admiroj pavarësisht se çfarë mund të mendojë ajo për mua.

?E vemtja gjë e cila me të vërtetë më shqetëson për të është se unë jam italiane dhe jam nga Nju Jork, kështu që, kurdoherë që kam një problem me dikë, unë ua them në fytyrë.?

Ajo vazhdoi: “Por pa marrë parasysh se sa respekt kam për të si interpretuese dhe artiste, nuk arrita ta kuptoja se si ajo mund të më ofendonte pa më parë në sy. T?i thuash dikujt se ata janë një cop m*** nëpërmjet televizionit, këtë nuk mund t?a kuptoj?, është shprehur Gaga./CityNews





Lajmet e fundit nga