Publikohen datat/ Kur fillon dhe mbaron Universiteti
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka firmosur një ditë më...
Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Endira Bushati i ka kërkuar llogari kryetarit të PD-së Lulzim Basha për gjithçka ka ndodhur në PD që prej zgjedhjes së listave për deputetë e deri më tani .
Bushati në fjalën e saj i thotë Bashës të sqarojë demokratët për çdo zgjedhje që ka bërë.
Më poshtë është fjala e plotë e siguruar nga Cityneës në mbledhjen e zhvilluar pa praninë e mediave:
FJALA E PLOTË
Kjo kryesi nuk është përfillur as ditën e marrëveshjes ku asnjëri nga ne nuk ishte as i ftohtë as i kthjellët për të thënë prisni Z.Basha, çfarë po bëni, po na lexoni marrëveshjen për ta miratuar?
Një gjë për të cilën kanë rënë vetëm 2 persona dakord pa asnjë përfaqësim politik.Po na thoni që po e shpallni në kohë reale, siç e bëtë. Pra e bëtë njësoj si Rama para organeve dhe forumeve të veta dhe medias. Thjesht për të na njoftuar apo çfarë. Është faji ynë. Askush se pati ftohtësinë dhe kthjelltësinë për të thënë prit: Kë pyete?
Dhe ju atëherë mund të kishit thënë që më detyruan amerikanët siç e thatë në një emision televiziv dhe ne do ishim më të qetë sot. Nuk do ishim këtu duke ju kërkuar llogari. Por nuk e bëmë. Prapë faji ynë.
Po të ishim ne anëtarë të vërtetë kryesie, ditën kur ju me një të prerë të lapsit pretë trungun e partisë Demokratike pa asnjë kriter politik në mesnatë, do të duheshim të mblidheshim këtu atë natë apo në mëngjes në oborrin e PD-së dhe t?iu thonim: O, ku po shkon?
Por ne as këtë se bëmë. Në fund na erdhën disave mendtë për atë që po kërkoni ju të bëni. Dhe kjo kryesi natë e ditë në atë mbledhje kryesuar nga z.Paloka dhe z.Spaho u nda në tresh. Kishte 14 vota që nuk donin analizë. Kishte 11 që donin analizë dhe nja 20 abstenime. Kjo e thënë në videoregjistrimin. Kush ka ndonjë dyshim- është thënë nga vetë goja e z.Paloka.
REAGON PALOKA – ?Mos gënje. Më mirë të jem i sinqertë?
Ok. Ok. Tani ne jemi këtu dhe na thuhet po ju konsultojmë për të bërë analizë. Pas 3 muajsh zgjedhjet kur analizën e ka bërë publiku, mediat, gazetarët e publicistët e këtij vendi. Po qe puna për të bërë sa për të kaluar radhën hajde shkojmë në seksione.
Pse u shkel statuti që ju vetë e pranuat në emision televiziv? Pse u shkel statuti z.kryetar? Madje nuk thatë e shkela, por u shkel në vetëvetore.
Ja do shkojmë në Shkodër. Si t?ua shpjegoj shkodranëve se ish-kryetari i bashkisë së tyre ishte i teti në listë dhe 2 kryetarë të bashkive humbëse në mënyrë sistematike ishin në vende më lart në listë? Unë këtë shpjegim nuk mund ta kërkoj nga seksioni z.kryetar. Nuk mund të bëjmë analiza sa për të kaluar radhën. Ne duhet të jemi të sinqertë me veten dhe për të nisur vërtet një proces reflektimi se ku po e çojmë këtë punë? E bëjmë analizën për kryetarët e degëve dhe lëvizjet përkatëse në vitin 2015 dhe nuk prodhuam gjë. As për zgjedhjet e Dibrës nuk u bë analizë dhe nuk nxorrëm mësime. Sot e kësaj dite nuk e dimë si doli marrëveshja. E konsiderojmë marrëveshjen me Ramën të dështuar? Na e hodhi? Apo ishte një sukses? Sot nuk kemi një përgjigje. Këtu jemi në kryesi dhe jemi me dyer të mbyllura dhe duhet të na jepni përgjigje për pyetjet tona?
Mbështetja ime nuk ju ka munguar kurrë, por unë do doja një kryetar me autoritetet moral sot. Përmes një procesi real ku të gjithë të besonin. Ndërkohë ju zgjodhët rrugën më të shkurtër?,- përfundoi Bushati. /Citynews
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka firmosur një ditë më...
Maxhoranca dhe opozita janë përplasur dje në Komisionin e Li...
Një incident i rëndë ka ndodhur në mbledhjen e kryesisë së P...
Vendosja e emrit të publicistit Ardian Klosi një shkolle 9-v...
Ka filluar sot në orën 18:30 mbledhja e kryesisë së Partisë ...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë sot vendim...
Ligji për ndalimin e mbulesës së fytyrës në vende publike në...
Një skandal i rëndë është denoncuar sot për atë që po ndodh ...
Rasti i vogëlushit Charlie në Britaninë e Madhe ka rikthyer ...
Në Tiranë Prokuroria dhe Policia kanë sekuestruar pasuri të ...
Citynews ka vijuar me publikimin e videove denoncuese.Pas tr...
Historiani kontraversal Olsi Jazexhi i cili njihet për dekla...
Publicisti i njohur dhe ish-deputeti i PD-së Besnik Mustafaj...
Ish-ministri Besnik Mustafaj ka folur sot për debatin e Refo...
Nuk kanë qenë të pakta ngjarjet kur qen të rrezikshëm kanë s...
Tragjedia në Shqipëri nuk kanë fund.Pas ngjarjes së Durrësit...
Avokati Spartak Ngjela ka vijuar kritikat e ashpra ndaj krye...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka folur sot p...
Prej disa kohësh po ndodh një hemoragji e madhe me stafin e ...
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku i është kundër...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...