Fleckenstein: S’ka kushte shtesë për negociatat e anëtarësimit
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleck...
– Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, më saktë transformimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës në Forcë të Armatosur, do të jetë një prej sfidave kryesore për qeverinë e Ramush Haradinajt. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka artikuluar se, Ushtria e Kosovës do të krijohet nga fundi i këtij viti, teksa Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, e ka komentuar deklaratën e Presidentit të Kosovës duke thënë se, nuk do të ketë presion politik që mund t’a detyrojë Serbinë të pranojë krijimin e Ushtrisë së Kosovës, e cila sipas tij, do të kërcënojë edhe vetë Serbinë qëndrore dhe serbët në hapsirën e Kosovës.
“Ne e përkrahim transformimin e Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur të bazuar në ndryshimet kushtetuese, dhe vlerësojmë se ky proçes duhet të jetë gjithëpërfshirës për të gjitha komunitetet dhe t’i kontribuojë stabilitetit rajonal” i tha ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, në takimin që ata mbajtën një javë më parë.
Në lidhje me këtë çeshtje u shpreh edhe Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Gjenerali Peter Pavel, i cili tha se, “Aleanca Veriatlantike nuk e pengon Kosovën që të krijojë Ushtrinë e saj. Nuk ka kundërshtim për formimin në të ardhmen të Ushtrisë së Kosovës përveçse asaj të ngritur nga Sekretari i Përgjithshëm që të bëhet sipas Kushtetutës së Kosovës”.
Komentet gjenerali Peter Pavel i bëri mbrëmjen e së shtunës pas përfundimit të mbledhjes së parë të Komitetit Ushtarak të NATO-s në Tiranë me praninë e Shefave të Shtabeve të ushtrive anëtare. NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në njëfarë mënyre po kërkojnë që shndërrimi i FSK-së në ushtri, të mos jetë i njëanshëm. Mirëpo, në kohën kur vendimi i Vuçiqit, që Lista Serbe të hyjë në qeverinë Haradinaj, duket se favorizon klimën e mirëkuptimit edhe për një çeshtje të tillë delikate të mardhënieve mes shqiptarëve dhe komunitetit serb të Kosovës.
Sigurisht që faktorit politik në Kosovë, i cili është shprehur në favor të krijimit të Forcave të Armatosura, i është bërë me dije “Defense Authorization Act” sipas të cilit Kongresi Amerikan, disa muaj më parë i bëri thirrje Administratës që të punojë me Republikën e Kosovës për t’a përgatitur në hyrjen e Programit të Partneritetit për Paqe (PfP), në kuadër të NATO-s.
Nëpërmjet këtij vendimi, Kosova edhe njëherë rikthehet në kontekstin euroatlantik dhe çështja shqiptare vijon të jetë pjesë e agjendës ndërkombëtare dhe e aleatëve tanë strategjikë. Hyrja e Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe në kuadër të NATO-s, është rrjedhojë logjike e gjithë asaj çfarë kanë bërë NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe për të gjithë shqiptarët në Ballkan. Kosova me pozicionin e saj natyror konsiderohet si, zemra gjeopolitike e Gadishullit të Ballkanit dhe një rajon me rëndësi gjeostrategjike. Ajo shihet si nyja nëpërmjet së cilës kontrollohen të tëra boshtet natyrore të Ballkanit, pasi edhe zona më kritike e Gadishullit ndodhet brenda trekëndëshit gjeografik Kralevo-Shkup-Sofje, trekëndësh në të cilin përfshihet edhe Kosova.
Në Kosovë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërtuar bazën më të madhe ushtarake në rajon, e cila mban emrin e heroit të luftës së Vietnamit James Leroy Bondstël, dhe konsiderohet si një investim që, të paktën deri tani ka kushtuar 300 milion dollarë. Aktualisht, Kosova është i vetmi shtet i Ballkanit Perëndimor që nuk e ka nënshkruar Programin e PfP-së, teksa fqinjët si: Shqipëria (1994) dhe Maqedonia (1995) ishin ndër të parat që e nënshkruan PfP-në, më pas këtij programi i’u bashkangjit edhe Kroacia (2001).
Raundi i fundit i nënshkrimit të PfP-së, me shtetet e Ballkanit Perëndimor u arrit në Samitin e Rigës në vitin 2006, ku Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia, u bënë pjesë e Programit. I bazuar në bashkëpunimin praktik dhe angazhimin ndaj parimeve demokratike që janë baza e vetë Aleancës, qëllimi i PfP-së është që, të rrisë stabilitetin, të zvogëlojë kërcënimet ndaj paqes dhe të ndërtojë marrëdhënie të sigurta e të fuqizuara, ndërmjet vendeve partnere individuale dhe NATO-s, si dhe ndërmjet vetë vendeve partnere.
Thelbi i programit PfP-së, është partneriteti i formuar individualisht ndërmjet çdo vendi partner dhe NATO-s, i përshtatur sipas nevojave individuale dhe i zbatuar bashkërisht në nivelin dhe ritmin e zgjedhur nga secila qeveri pjesëmarrëse. Baza formale për Partneritetin për Paqe është Dokumenti Strukturor, i cili cakton detyrat e veçanta për çdo vend partner. Secili partner merr përsipër një numër angazhimesh të gjithanshme politike për të mbrojtur shoqëritë demokratike, për të ruajtur parimet e të drejtës ndërkombëtare, për të përmbushur detyrimet sipas Kartës së OKB-së, Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, Aktit Final të Helsinkit, marrëveshjeve për kontrollin e armëve, heqjen dorë nga kërcënimet ose përdorimi i forcës kundër shteteve të tjera, respektimin e kufijve ekzistues dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mënyrë paqësore.
Merren gjithashtu angazhime të veçanta për të nxitur transparencën në planifikimin e mbrojtjes dhe buxhetit kombëtar, për të vendosur një kontroll demokratik mbi Forcat e Armatosura dhe për të zhvilluar kapacitetin për veprime të përbashkëta me NATO-n, për ruajtjen e paqes dhe operacionet humanitare. Dokumenti Bazë mishëron gjithashtu një angazhim të aleatëve për t’u këshilluar me çdo vend partner i cili percepton një kërcënim direkt ndaj integritetit të territorit të tij, pavarësisë politike ose sigurisë një mekanizëm të cilin, për shembull, Shqipëria dhe Maqedonia e vunë në përdorim gjatë krizës në Kosovë.
Vendet partnere zgjedhin veprimtaritë individuale të bazuara në aspiratat dhe aftësitë e tyre. Këto u propozohen aleatëve në një Dokument Prezentues. Më pas hartohet bashkërisht një Program Individual Partneriteti i cili pranohet nga NATO dhe çdo vend partner.
Këto programe dyvjeçare hartohen nga një listë e gjerë veprimtarish, sipas interesave dhe nevojave të veçanta të çdo vendi. Bashkëpunimi përqendrohet veçanërisht në punët që kanë lidhje me mbrojtjen, reformën e mbrojtjes dhe administrimin e pasojave të reformës së mbrojtjes, por virtualisht prek çdo fushë të veprimtarisë së NATO-s, përfshirë politikën dhe planifikimin e mbrojtjes, marrëdhëniet civilo-ushtarake, edukimin dhe stërvitjen, mbrojtjen ajrore, sistemet e komunikimit dhe informacionit, administrimin e krizave dhe planifikimin e emergjencave civile. Partneriteti për Paqe (PfP) ishte një iniciativë e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) që, nga viti1994 pas Samitit të Brukselit.
Kjo iniciativë u konsiderua si hap i rëndësishëm strategjik, i cili mundësonte kushte të volitshme për një bashkëpunim të ndërsjellë në mes NATO-s dhe shteteve që dolën nga Pakti i Varshavës, si dhe shteteve të tjera post-komuniste të Evropës.
Që nga fillimi i kësaj iniciative, roli i Programit të PfP-së, ka qenë dhe mbetet vendimtar në përcaktimin e proceseve të ardhshme të integrimeve Euroatlantike. Përvoja e dy dekadave të fundit, ka dëshmuar se, ky hap është konsideruar si gjysma e rrugëtimit drejt anëtarësimit të plotë në NATO.
Deri tani, Kosova është njohur nga pjesa më e madhe e shteteve anëtare të OKB-së, ku përfshihen shumica dërmuese e vendeve më të fuqishme demokratike perëndimore. Megjithatë, ende janë disa shtete të rëndësisë kyçe të cilat nuk e njohin Kosovën. Mes këtyre vendeve vlen të përmenden, dy anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Rusia dhe Kina, si dhe pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian, katër prej të cilave janë gjithashtu anëtare të NATO- s; Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Greqia. Refuzimi i tyre për të njohur Kosovën, ka ngadalësuar rrugën e saj drejt proçesit integrues rajonal dhe Euroatlantik, pavarësisht nga përpjekjet e qeverisë së Kosovës.
Në rastin e integrimit në NATO, problemi kryesor konsiston në qëndrimin e katër anëtarëve të NATO-s, të lartpërmendur që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës. Refuzimi i tyre për ta njohur Kosovën zyrtarisht mund të vështirësojë marrëdhënien kontraktuale në mes NATO-s dhe Kosovës. Ndërkohë që, praktikisht vlen të theksohet se përmes pjesëmarrjes së këshilltarëve të KFOR-it, Rumania dhe Greqia kanë mbështetur përpjekjet për konsolidimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Nga ana tjetër, Spanja dhe Sllovakia drejtpërsëdrejti nuk i mbështesin përpjekjet për konsolidimin e FSK-së, teksa nuk kanë shfaqur ndonjë tendencë për ta bllokuar proçesin.
Tërheqja e kontingjentit sllovak dhe atij spanjoll nga misioni i KFOR-it, ka rezultuar se ka të bëjë më tepër me problemet e tyre të brendshme dhe reduktimet buxhetore në sektorin e mbrojtjes. Gjatë dhjetë viteve të prezencës në Kosovë, Spanja ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it, ku në total shërbyen pothuaj 22.000 ushtarë spanjoll, ndërsa në vitin 2000, NATO- ja emëroi si udhëheqës të misionit të KFOR-it, spanjollin Gjeneral-lejtnant Juan Ortuno. Rishikimi i qasjes së NATO-s ndaj Kosovës patjetër që do të shkojë drejt zëvendësimit gradual të rolit të saj aktual, e që ushtrohet përmes pranisë direkte fizike, në favor të një mbështetje më të theksuar ndaj institucioneve të Kosovës. Programi PfP-së është dëshmuar si një instrument i rëndësishëm që përdoret nga NATO-ja për të mbështetur vendet në zhvillim në ndërtimin e sektorit të sigurisë bazuar në praktikat demokratike.
Mbështetja e instrumenteve të transformimit përmes PfP-së do të përforcojë edhe kapacitetet e shoqërisë civile. Përgjatë viteve fushëveprimi i KFOR-it në Kosovë është transformuar në mënyrë të konsiderueshme dhe mbi të gjitha u reduktua numri i personelit ushtarak. Aktualisht KFOR-i ka rreth 4000 trupa në terren dhe planifkimi për reduktim e mëtejshëm të personelit të KFOR-it, radhitet ndër pikat e para në agjendën zyrtare të NATO-s. Kjo pasqyron përmirësimin e situatës së sigurisë në tërë territorin e Kosovës, me përjashtim të pjesës veriore.
Me fjalë të tjera, nevoja për praninë e KFOR-it dhe rolin e tij, duhet të fokusohet vetëm në pjesën veriore përderisa në pjesët tjera të Kosovës çështjet të ndërlidhura me sigurinë, veçanërisht ato të sigurisë publike, janë nën autoritetin e Policisë së Kosovës. Reduktimi i trupave është evidentuar edhe në diskursin ndërkombëtar dhe në dokumente, duke theksuar se misioni i KFOR-it, është i përkohshëm dhe se prania e tij në Kosovë duhet të rishikohet në përpjesëtim me gjendjen e sigurisë dhe dorëzimin e përgjegjësive tek institucionet vendore të sigurisë.
Deri atëherë, roli i KFOR-it pritet të jetë thelbësor në mbështetjen e proçesit të ndërtimit të kapaciteteve të institucioneve vendore, veçanërisht të Forcave të Armatosura të Kosovës. FSK-ja, si pararendëse e Forcave të Armatosura të Kosovës, përfaqëson një force të sigurisë që është themeluar rishtazi, aktualisht e mandatuar me një mision civil “për të përmbushur funksionet e sigurisë që nuk i përkasin policisë ose organizatave tjera të zbatimit të ligjit” dhe konsiderohet të jetë pasardhëse e pranisë ushtarake ndërkombëtare në Kosovë.
Efektivat e FSK-së në baza vullnetare janë profesionistë me strukturë të uniformuar dhe të armatosur lehtë, ndërsa struktura e tyre e hierarkike bazohet tërësisht në sistemin ushtarak të NATO-s. Në tërësi, proçesi i rekrutimit, trajnimit dhe ndërtimit të kapaciteteve të FSK-së është udhëhequr nga NATO. Megjithatë, mandati aktual i FSK-së do t?i nënshtrohet rishikimit, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ndryshimet e ardhshme të misionit të Forcave të Armatosura të Kosovës do të këshillohen dhe monitorohen nga NATO.
FSK-ja ka shënuar bashkëpunim në nivel bilateral dhe multilateral duke demonstruar pjekurinë e Kosovës për t?u anëtarësuar në programe të rëndësishme siç është PfP-ja. Ky bashkëpunim nuk është shtrirë vetëm në nivel rajonal, por edhe përtej tij. FSK-ja ka nënshkruar Marrëveshjen mbi Statusin e Forcave (SOFA) me Shtetet e Bashkuara, e cila padyshim paraqet një nga arritjet më të mëdha për FSK-në.
Deri më tani, bashkëpunimi bilateral dhe multilateral i FSK-së me NATO-n dhe shtetet jo-anëtare të NATO-s është ushtruar kryesisht në kontekstin e shkëmbimit të përvojave dhe, më konkretisht, disa vende kanë ofruar trajnime dhe mbështetje për konsolidimin e FSK-së. Nga hulumtimet e kryera rreth kësaj qasje është evidentuar bashkëpunim i ngushtë dhe platforma për ngritjen e kapaciteteve të vendosura me Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë, Turqinë, Britaninë e Madhe, Slloveninë, Gjermaninë, Danimarkën, Suedinë si dhe vende tjera.
Programi i PfP-së në kuadër të NATO-s, padyshim që do të jetë një ngjarje me shumë rëndësi për popullin e Kosovës, ndërkohë që do të përkthehet në detyra konkrete për qeverinë, institucionet dhe shoqërinë civile, për të përmbushur jo pak reforma përmes këtij Programi, duke e shndërruar Kosovën një vend të sigurive të besuara dhe të gatshme për t?u qasur në kohën e duhur, duke e sinkronizuar çdo hap drejt integrimit euroatlantik.
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleck...
Trupa shtesë prej më shumë se 3 mijë ushtarëve të Shteteve t...
Një aksident me pasojë vdekjen e tre personave ka ndodhur në...
Trupi gjykues i Gjykatës së Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërk...
Katër avionë luftarakë amerikanë F-35B të pakapshëm nga rada...
Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin në flagranc...
Shërbimet e policisë rrugore pranë D.V.P. Tiranë, arrestuan ...
Gjatë kontrolleve të befasishme nga Drejtoria e Policisë së ...
Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë, në dalje të Repu...
Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, bënë kapjen dhe...
Veprimet kërcënuese nuk ndihmojnë që situata në gadishullin ...
Ish-presdienti i Republikës, Alfred Moisiu, gjatë një interv...
Edhe pse ende nuk ka mbushur ditët e lehonisë kabineti qeve...
Një person me mbiemrin Cili, duke debatuar me z. Sali Berish...
Një qytetar kërcënoi se do të hidhet nga shtylla e tensionit...
Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndonjë qëndrim të prerë nëse d...
Në një intervistë për Gazetën Panorama, deputetja e PD-së Ru...
Pas një viti nga miratimi i ligjit për vetingun, sot nis zyr...
Departamenti i Administratës Publike u ka dërguar një shkres...
Kina dhe Rusia kanë refuzuar t’u bashkohen 128 vendeve tjera...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...