Taulant Balla "dhëmb për dhëmb" me Lulzim Bashën
Taulant Balla, kryetar i grupit te PS, doli menjëherë për të...
Në sintoni të plotë me zhvillimet e fundit në Shqipëri, Partia Demokratike ka përjetuar një situatë dramatike e cila filloi me marrëveshjen e pakopsitur Rama-Basha të 17-18 majit, kulmoi me humbjen më të thellë në historinë saj në 25 qershor; dhe si të mos mjaftonte, vazhdoi me ?fitoren plebishitare? të 22 korrikut. E gjithë kjo metamorfozë e mbrapshtë e PD, ka rezonuar në një krizë të thellë të partisë së parë plurariste të Shqipërsië.
Kur zhegu i verës përvëluese për PD iku dhe situata brënda partisë nuk po fashitej nga flladi i vjeshtës, Sali Berisha, lideri historik i PD, doli në skenë duke iu ofruar degën e ullirirt palëve. Nga eksperienca e madhe politike, Doktorit e di se PD ndodhet në udhëkryqin me të rrezikshëm të jetës se vet politike.
Partia Demokratike është rrudhur ekstremisht në numra, ka humbur besimin e një pjese të madhe të antarësisë dhe shumicës së qytetarëve: është pa ide dhe pa strategji të qartë për ti bërë ballë kundërshtarit politik. Si të mos mjaftonte kjo, lidershipi i saj është kaotik e i papjekur dhe si rrjedhojë pa besushmëri publike, në një kohë kur vendi ka humbur shpresën për një të ardhme prosperuese. Opozita është shpirti moral i një vendi demokratik. Ndryshimi prej saj pritet! Ajo është alternativa, shembulli në vetë të parë sesi duhet të drejtohen punët.
Në këtë kontekst politik, ku vendi nuk ofron asnjë shans jetese normale për qytetarët që duan të ikin nga syte këmbët, shpëtimi i PD është guri i fundit që na ka mbetur në dorë për të bërë lëvizjen shpëtuese të demokracisë shqiptare.
Nëse do të më duhej të huazoja etikën protestante të Martin Luterit cili teorizonte se: ?shpëtimi i njeriut mund të vij vetëm nëpërmjet punëve dhe veprave të mira?, mendoj se edhe shpëtimi i PD duhet kërkuar në këto vepra të mira dhe jo në shit-blerjen e indulgjencave.
Kush janë punët dhe veprat e mira që duhet të ndërrmarë PD?
Së pari, PD duhet të kthehet në shinat e legjitmitetit demokratik nëpërmjet reformimit të brendshëm tërësorë. Reformimi duhet të fillojë me ndryshimet statutore që japing garanci për akses të barabartë të antarëve dhe funksionim demokratik të partisë. PD nuk mund të lejohet të rrëshqasë në greminën e privatizimit ku qëndrojnë të gjitha partitë politike shqiptare. Ajo është sfidantja dhe si e tillë i takon pikërisht PD të vendosë standartin në skakierën politike shqiptare
.
Së dyti, Lulzim Basha duhet të bëjë prapakthehu. Ai duhet të hapet me një mea-culpa të sinqertë ndaj personaliteteve politike që i fshiu me një të rënë të lapsit pa kritere transparente dhe demokratike. Ky reflektim duhet të shoqërohet me hapa konkret nëpërmjet integrimit të tyre të merituar aty ku ishin, në forumet më të larta drejtuese të partisë. Sesa vlen kërcelli i tyre në PD, u reflektua edhe në rezultatin elektoral. Nëpërmjet kesaj hapje PD kthehet në shtratin e vet natyral si një parti që ka brënda historinë, pjekurinë, përfaqësimin dhe si rrjedhojë të gjithë potencialin e duhur për të konkuruar kundërshtarin.
Kjo kthesë përbashkuese do të jepte mesazhin e fortë në publik se demokracia jeton në këtë parti. Prandaj e ardhmja e Shqipërise nuk do të jetë në duart e një partie-shtet me një violinë që çorodit gjithë orkestrën tashmë të çintonuar shqiptare. Vetëm kështu mund të rifitohet besimi i popullit shpresëhumbur.
Së treti, Partia Demokratike e lindur nga lëvizja e dhjetorit 1990, ka mbajtur gjatë këtyre 27 viteve skeptrin e antikomunizmit dhe zyrtarisht është rreshtuar në qendrën e djathtë ideologjikisht. Mendoj se ka ardhur koha që PD të zhvendoset pak nga këto dy teza.
Antikomunzimi, me gjithë provokimet sureale që po ben Edi Rama, nuk mund të përdoret pas 27 vitesh si kalë beteje nga PD edhe për faktin se vetë PD nuk ka bërë sa duhet për këtë problem. Antikomunizmi është padyshim tharmi ekzistencial i PD, por mendoj së tash e tutje ajo duhet të jetë më vepruese në këtë rrafsh sesa propoganduese.
Ndërsa përsa i përket pozicionit të saj në spektrin politik, ndryshe nga shumë që mendojnë se PD duhet ti kthehet nga konservatorizmi, mendoj se PD duhet të orientohet nga modelit të së djathtës sociale të CDU-së gjermane. Shqipëria është akoma një vend i varfër me plagë të mëdha sociale. Në momentin kur vendi është nën darën e oligarkëve të cilat numërohen më gishtat e dorës dhe që vendosin për fatin e mbi 90% të shqiptarëve, i duhet dhënë frymarrje klasës së mesme dhe të vej më shumë dorën në zemër për të pamundurit që sot janë shumicë në Shqipëri.
E djathta sociale reflekton më shumë se kurrë nevojat e vendit. Ajo do të ishte një mbështetje reale për biznesin nëpërmjet taksave të ulta të cilat do të gjeneronin investime dhe rrisnin konkurueshmërine e vendit në rajon. Në të njëjtën kohë do të çlironte më shumë energji nga klasa e mesme e cila sot mban barrën e buxhetit të shtetit nëpërmjet taksimit të padrejtë progresiv. Dmth qeveri roje-nate, por me një sy vigjilues ndaj peshqve e mëdhenj që të mos hanë të vegjlit përfundimisht. Së fundi, kjo zhvendosje ideologjike do të hapte diapozonin elektoral të PD.
A mundet Lulzim Basha dhe PD zyrtare të ndërrojë kurs dhe të ndërmarrë këto vepra të mira? Mendoj se i ka të gjitha mundësitë dhe presionin e kohës që po jetojmë. Ndryshe destini i Partisë Demokratike është në pikëpyetje ekzistenciale! Koha nuk do të falte askënd që nuk i përgjigjet realiteteve të saj.
Nga Altin Gjeta
/Citynews
Taulant Balla, kryetar i grupit te PS, doli menjëherë për të...
Mimi Kodheli, ish ministrja e Mbrojtjes, nisi sot punën si k...
Sot, në mbledhjen e parë të Komisionit parlamentar të Ligjev...
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Flec...
Rezistencë qytetare kundër establishmentit që sot filloi Ref...
Partia Demokratike sot depozitoi në Parlament kërkesën për R...
Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, bënë kapjen dhe...
Në pikën doganore të Kapshticës, ditën e stome ka pasur flu...
Emërime aspak të përshtatshme në “majën” e administratës pub...
Citynews.al ka kryer një sondazh në lidhje me Partinë Demok...
Arsimi i detyrueshem duhet te jete universal dhe i financuar...
Ish- Ministria e Energjisë dhe Industrisë (tashmë e Infrastr...
Seksioni kundër krimeve ndaj pronës në Drejtorinë Vendore të...
Një makinë ka aksidentuar një fëmijë në Tiranë, afër urës së...
Prej dy ditësh mediat raportojnë se Partia Demoktarike do të...
Shqipëria rezulton të jetë vendi që ofron çmimet më të ulëta...
I ulur vetëm pak ditë më parë në tryezën e kabinetit të zgje...
Një shtetas 24-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi ishte...
Gjykata e Lartë ka shtyrë gjyqin ndaj Tom Doshit, Durim Bam...
Të paktën pesë persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagos...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...