web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nishani/ Zgjedhja e Ruçit kryetar Kuvendi një provokim radikal i Ramës

11 Shtator 2017, 20:05, Aktualitet CNA

 

Ish-presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar provokim nga ana e kryeministrit Edi Rama emërimin e Gramoz Ruçit në krye të Parlamentit shqiptar.

I ftuar në emisionin ?Studio e Hapur? në ?News24? Nishani pohoi se emërimi i Ruçit në këtë post është vendim politik i Ramës, duke e perifrazuar disa herë si ?provokim radikal nga Rama?.

?Rama me këtë qëndrim ka bërë një provokim radikal dhe kërkon një përgjigje radikale. Ne kemi nevojë të kryejmë lustracionin të të gjithë njerëzve. Për sa kohë ne jemi në ketë status unë mendoj se këta njerëz nuk duhet të vendosen në institucione?, tha Nishani.

Mes të tjerash Nishani tha se ka bindjen e tij se pse Rama ka marrë këtë vendim. ?Parlamenti dominohet nga qeveria, pjesë e maxhorancës. Nuk duhet të ishte kështu. Nuk ka dominim nga ana e qeverisë tek opozita. Kryetari i Kuvendit duhet të negociojë dhe vendimi politik është i zotit Rama, për të sjellë në vëmendje që ka votuar formatin e zotit Ruçi, përbën provokim radikal. Unë kam bindjen time pse e ka bërë?, pohoi ai.
Është provokim i memories së shqiptareve. Sot ka ende njerëz të humbur dhe të ekzekutuar. Unë fola për mekanizmin ku Ruci ka qene pjesë e Sigurimit të Shtetit. /Citynews





Lajmet e fundit nga