web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tërmet shkatërrues në Meksikë/ Vdesin 5 persona, alarm për cunami

8 Shtator 2017, 07:19, Aktualitet CNA

Një tërmet i fuqishëm 8.2 ballë ka goditur Meksikën duke shkaktuar 5 të vdekur dhe një alarm të jashtëzakonshëm për cunami.

2 prej viktimave raportohet të jenë fëmijë, ndërkohë që dhjetra ndërtesa janë shkatërruar.

Tërmeti është ndjerë edhe në disa territore amerikane në kufi me Meksikën.

Epiqendra e goditjes ka qenë 43 milje nën tokë në qytetin e Pijijiapan.

Dëshmitarët kanë rrëfyer se janë tmerruar nga fuqia goditëse e tërmetit.

Aktualisht autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës civile për t?u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti i fuqishëm.

/Citynews





Lajmet e fundit nga