Ja çfarë ju pret në të ardhmen bazuar në datën e lindjes
Përllogaritja e datës së lindjes ju tregon çfarë ju pret në ...
Marrëveshja e re politike për formimin e institucioneve, e nënshkruar nga krerët e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës për Kosovën dhe Aleancës Kosova e Re, nga analistët politikë po shihet me skepticizëm. Sidomos, vihet në dyshim nëse ky grupim i partive politike, do të mund të prodhojë një Qeveri të qëndrueshme.
Analisti Imer Mushkolaj thotë se i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, nuk do ta ketë aspak të lehtë që të krijojë Qeveri të qëndrueshme dhe ta menaxhojë lehtë atë.
“Është një koalicion vështirë i menaxhueshëm nga kryeministri, nëse do të zgjidhet Haradinaj, për shkak se përveç sfidave të cilat e presin, është jashtëzakonisht e vështirë që të akomodohen interesat e të gjitha partive politike në këtë koalicion. Unë besoj se do të jetë e vështirë për të menaxhuar”, tha Mushkolaj.
Sipas Mushkolajt, një koalicion i tillë nuk do ta ketë lehtë as kalimin e disa ligjeve dhe shtyrjen përpara të çështjeve të rëndësishme. Në Kuvend, nënvizon ai, do të ketë edhe një opozitë të fuqishme.
“Kemi të bëjmë me një opozitë jashtëzakonisht të fortë të përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. Besoj se do të shkaktohen probleme shtesë. Pra, unë konsideroj se Haradinaj si kryeministër apo koalicioni PAN, me nënshkrimin e marrëveshje kanë arritur një fitore të Pirros, por kjo nuk do të jetë një fitore e cila do të determinojë edhe sukses”, tha Mushkolaj.
Edhe Albert Krasniqi, analist nga Instituti Demokratik i Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se Qeveria e ardhshme e Kosovës nuk mund të pritet se do të jetë stabile, marrë parasysh numrin e madh të partive politike që janë pjesë e koalicionit qeverisës.
“Kemi të bëjmë me një koalicion prej rreth 20 subjekteve politike, që e bënë një Qeveri shumë të fragmentuar, ku secila prej tyre do të ketë kërkesa të cila duhet të akomodohen prej partnerëve më të mëdhenj të koalicionit. Kjo e bënë një koalicion mjaft të brishtë dhe me një opozitë që është më e fortë edhe numerikisht, por edhe për kah kualiteti?, tha Krasniqi.
Liderët e koalicionit PAN, koalicion ky i përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, një ditë me herët nënshkruan me liderin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, marrëveshjen për krijimin e institucioneve të reja. Kurse, i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, lider i AAK-së, ka thënë se marrëveshja i mundëson Kosovës nisjen e nevojshme, për përballje me sfidat që e presin.
Kjo javë është paralajmëruar sërish se do të jetë vendimtare për të mbyllë seancën konstituive, e cila ka nisur më 3 gusht, por edhe pas gjashtë vazhdimeve nuk u përmbyll me zgjedhjen e kryetarit të këtij institucioni për shkak të mungesës së votave nga koalicioni PAN.
Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve dhe aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, ky koalicion e ka të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendi.
Pritet që pas lidhjes së koalicionit me AKR-në, koalicioni PAN tani të fillojë më në fund procedurën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe më pas edhe atë te zgjedhjes së Qeverisë së re të Kosovës./Zeri.info/
Përllogaritja e datës së lindjes ju tregon çfarë ju pret në ...
Të dielën, Koreja e Veriut testoi një bombë me hidrogjen, tr...
Në Shqipëri kanë mbërritur 6 automjetet e para të blinduara,...
Përfytyroni pak, sikur disa dekada më parë, do ju thoshin se...
Tashmë në javën e parë të shtatorit në plazhin e Durrësit nu...
Nisur nga keqinformime e keqinterpretime sistematike që po i...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka vendosur t’i për...
Një moment tepër prekës ka “thyer” miliona zemra në rrjetet ...
Dhuna në familja është kthyer në një fenomen tronditës, kohë...
Të martën në Prishtinë u shugurua katedralja me emrin e huma...
Pjesë e debatit të gjerë mbi Akademinë e Shkencave është bër...
Policia e Tiranës ka ndaluar sot një 34-vjeçar të akuzuar pë...
Më në fund Luli ka vendosur të bëjë “opozitë të fortë”, dhe ...
Një person ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës dhe dy t...
Akademiku Artan Fuga ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj bo...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se kriza e ...
Zëvendëskryeministri i LSI, Luan Rama, ka publikuar një doku...
Ka vijuar edhe ditën e sotme debati politik për zgjedhjet në...
Kryeministri Edi Rama po përballet ditë pas dite me akuza të...
Dita e sotme do të shoqërohet nga një mot i kthjellët dhe me...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...