web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plumba në kokë të riu/Kush janë 4 personat e arrestuar në Shkodër

3 Shtator 2017, 18:05, Aktualitet CNA

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 4 persona, të akuzuar për moskallëzim krimi në lidhje me plagosjen e ndodhur sot në një lokal muzike, ku mbeti i plagosur një 21-vjeçar.

Gjithashtu, uniformat blu kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. D., 35 vjeç, banues në Shkodër.

Ja njoftimi i policisë:

Dokumentohet me prova ligjore ngjarja e ndodhur me datë 03.09.2017, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi E.N. 21 vjeç, banues në Malësi e Madhe
Falë veprimeve të shpejta hetimore si dhe bazuar në informacione policore, të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimeve, u bë identifikimi dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi A.D. 35 vjeç, banues në Shkodër.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Gjithashtu u bë arrestimi për veprën penale ?Moskallzim krimi?, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, i shtetasve:
Alberto N. 32 vjeç, banues në Hot i Ri Shkodër.
Bert Sh. 34 vjeç, banues në Hot i Ri Shkodër.
Leandro N. 35 vjeç, banues në Hot i Ri Shkodër.
Eduard F. 33 vjeç, banues në Hot i Ri Shkodër
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme./CityNews





Lajmet e fundit nga