web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bie masivi shkëmbor/ Bllokohet aksi Pukë-Fushë Arrëz

2 Shtator 2017, 09:14, Aktualitet CNA

Një masiv i madh shkëmbor ka rënë nga lartësia e malit dhe ka bllokuar aksin Pukë-Fushë Arrëz.

Ngjarja është regjistruar në afërsi të urës së Bicajve dhe fatmirësisht në ato momente nuk ka patur automjete në rrugë.

Nga ajo që raporton balkanweb, kompania e pastrimit deri më tani nuk ka ndërhyrë ende për të pastruar rrugën edhe pse ka mbi 2 orë që rruga është bllokuar për mjetet e tonazhit të rëndë.

Vetëm mjetet e vogla kanë mundur të lëvizin me vështirësi.

/Citynews





Lajmet e fundit nga