Vrasja e gjyqtares, fjalët drithëruese të së bijës/ I ashtuquajturi “baba” nuk meriton të marrë frymë
Një ditë pasi gjyqtarja Fildes Hafizi u ekzekutua nga ish- b...
Dy fëmijë jetimë, me një nënë të vrarë publikisht dhe një baba kriminel të dënuar për vrasje.
Ky është epilogu i një kronike të paralajmëruar, e ngjashme, e përsëritur me dhjetëra herë në forma të tjera në këtë vend të marrë peng nga dalldia sociale, të trullosur nga dehja e injorancës, të mendjefreguar nga pasurimi i pamerituar dhe pasens që na bën të gjithëve te pa ndjerë, të pandjeshëm si zombi që shohim si shoqin të rrënohet.
Pastaj e perflasim për pak kohë dhe më pas harrojmë sikurse harron një qenie jonjerëzore që s’ka shpirt. Harresë sociale, harresë kolektive, shoqërore dhe mbi gjithçka mediatike. Media e menduar si promotore e reagimit publik, e zgjimit publik, e ndërgjegjësimit publik, e edukimit dhe emancipimit publik është në fjetoren e saj të letargjisë profesionale. Minutat kushtuar problemeve të thella të familjes, shoqërisë, gruas e burrit veç e veç, e të dyve së bashku po t’i mbledhësh, nuk bëjnë dot as orët e një dite në vit në media.
Faqe të shkruara pa fund me vulgaritete vetem për klikime e fitime dhe asgjë me vlerë për jetën. Rreshta pa fund shkruar e transmetuar por asgjë për familjen dhe krizën shoqërore. Çdo ditë e halli më i madh është nëse ishte me brekë apo pa brekë ajo këngëtarja apo modelja, e ka buzën të vetën, se ka buzën të vetën, doli te plazhi pa dashnorin apo me dashnorin, kur do e bëjë dasmën ajo dhe ai në korrik, gusht apo shtator, do jetë shi apo diell atë ditë?!
Mjerim mediatik, të gjithë bashkë të mjerë dhe të ushqyer me gjellën bajate që gatuajmë vetë çdo ditë. Dorëzim pa kushte ndaj miopisë profesionale, për të mos thënë paaftësisë profesionale. Asnjë raport profesional hulumtues mbi gjendjen dhe stadin e familjes shqiptare në tërësi.
Gjykatat denden me padi divorcesh e urdhëra mbrojtjeje, denoncime pafund, komshinjtë, pallatet, lagjet ziejnë nga thashethemet e vërtetuara për dhunë periodike brenda mureve të banesave, por askush nuk flet për to publikisht dhe seriozisht, asnjë analizë profesionale sociologjike, asnjë sensibilizim, asnjë shqetësim qeveritar për shkatërrimin e familjes, për depresionin social, për nivelin arsimor, e me radhë punësor e shoqëror.
S’ka nevojë të vrasim njëri tjetrin sepse së pari jemi vetëvrarë si shoqëri në llumin e injorancës sonë që e shtojmë nga dita në ditë e nga viti në vit. Busulla sociale është çakorduar. Në detin e trazuar të dalldisë kolektive me fajtorë të padënuar, me drejtësi të shtrembëruar dhe me një shtet ku forca e ligjit është e rrënuar, kjo vrasja e gjyqtares sot tingëllon si aperitiv para atyre çfarë kemi për të parë e dëgjuar, qofsha unë i gabuar!/CityNews
Një ditë pasi gjyqtarja Fildes Hafizi u ekzekutua nga ish- b...
Edhe nëse do të shikonit këto foto dhe videon do ta kishit s...
Zjarrfikësi që i shkoi per ndihme Princeshës Diana ndërsa aj...
Kryeministri Edi Rama u ka uruar miqve të tij në rrjetet soc...
Një 31- vjeçar është arrestuar nga Policia mëngjesin e sotëm...
Mes traditës dhe urimeve është festuar dita e Kurban Bajrami...
Këta janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e e...
DASHI 21. mars – 20. prillPritet një dite e turbullt për gji...
Keni parë ndonjëherë një makinë të shëmtuar dhe keni pyetur ...
Propozimi për martesë duhet menduar mirë para se të bëhet. ...
Veshja është bërë si një mënyrë për të na mbrojtur trupin t...
Tashmë Gigi, Bella Hadid, dhe Karlie Kloss janë vendosur se ...
Shumica e njerëzve e duan një histori të përndjekjes së shtë...
E dimë që bota mban njerëz nga më të ndryshëm, me veçori të ...
Besoj se për të gjithë është siklet i madh të shkosh të bësh...
Shumica e fëmijëve të Trump janë bërë të njohur për publikun...
Në kulturën e sotme të obsesionuar nga mediat, është e vësh...
Celebritetet tona të preferuara janë më të shkurtër nga sa m...
E mbani mend kur Eminem ishte kudo i dëgjuar? Nga lajmet që ...
Vijon ftohja e marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Rusisë, pasi am...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...