LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mendimi i specialistit/ Çështë procesi i ndërtimit dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar

31 Gusht 2017, 10:27, Aktualitet CNA

Nga Klara ZOTO*

– Industria e ndërtimit është një veprimtari komplekse, në të cilën përfshihen shumë procese te karakterit arkitekturor, inxhinierik,pronësor, mjedisor, burime te shumta njerëzore dhe kapitale. Pra kemi të bëjmë me një proces të vështirë, me implikime të karakterit teknik por dhe atij financiar.

Një moment shumë i rëndësishëm i këtij procesi që ndikon në mënyrë direkte në Analizën Teknike të punimeve të ndërtimit është dhe aplikimi i  Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Nëse dikur procesi i ndërtimit ishte i thjeshtë pasi kishim një subjekt ndërtues i cili i kryente vetë të gjitha proceset e ndërtimit që nga gërmimi, muratura, rifinitura e brendëshme, punimet hidraulike, elektrike etj, sot format e bashkëpunimit janë të shumta dhe kemi shumë aktorë në proces.

Disa nga rastet që kanë rezultuar të vështira në aplikim për ndërtuesit, personat fizikë financues në ndërtim, kontraktorët, nënkontraktorët por dhe kontabilistët apo ekonomistët e shoqërive të ndërtimit po i trajtojmë më poshtë.

Rasti 1.

Kur një person i tatueshëm njëkohësisht ndërtues edhe investitor, ndërton një objekt për t?u shfrytëzuar nga vetë ai për kryerjen e një veprimtarie të tatueshme (jo të përjashtuar) për shembull ndërtohet një hotel. Personi i tatueshëm ndërtues për kryerjen e punimeve blen materiale, mallra, shërbime, etj., të nevojshme për kryerjen e punimeve. Këto blerje regjistrohen në librin e blerjes si blerje me TVSH të zbritshme përsa i shërbejnë punimeve të ndërtimit për të cilat paguhet TVSH. Çdo muaj për punimet e kryera harton situacionet përkatëse së bashku me faturën ku llogarit TVSH-në. Personi i tatueshëm ndërtues i cili në këtë rast është vetë edhe investitor i objektit, në faturën e lëshuar për çdo situacion do të paraqitet si shitës dhe blerës në të njëjtën kohë. Personi i tatueshëm ndërtues do të situacionoje dhe faturojë punimet që i përkasin objektit që do të shfrytëzohet nga vetë shoqëria për veprimtari të tatueshme. Këto fatura përkatësisht regjistrohen si vetëfurnizim, në librin e shitjes si shitje me TVSH 20 % dhe në librin e blerjes si blerje me TVSH të zbritshme. Është e rëndësishme që të jetë e verifikueshme në çdo rast që kemi të bëjmë me ndërtimin e një hoteli, nga shfrytëzimi i të cilit do të lindin pagesa të TVSH-së.

Rasti 2.

Kur një person i tatueshëm ndërtues, njëkohësisht edhe investitor ndërton një objekt i cili pjesërisht është për t?u shitur, ndërsa pjesërisht për t?u shfrytëzuar nga vetë shoqëria për një veprimtari të tatueshme që shoqëria do të kryejë pasi të përfundojë investimi.

Personi i tatueshëm ndërtues për kryerjen e punimeve blen materiale, mallra, shërbime, etj., të nevojshme për kryerjen e punimeve. Këto blerje regjistrohen në librin e blerjes si blerje me TVSH të zbritshme. Çdo muaj harton situacionet përkatëse të punimeve të kryera dhe llogarit TVSH. Përsa personi i tatueshëm ndërtues është vetë edhe investitor i objektit në faturën e lëshuar për çdo situacion ai do të paraqitet si shitës dhe blerës në të njëjtën kohë.

Personi i tatueshëm ndërtues do të situacionojë dhe faturojë të ndarë më vete në një faturë (faturë 1) pjesën e punimeve që i përkasin pjesës së objektit që do të shfrytëzohet nga vetë shoqëria për veprimtari të tatueshme dhe në faturë më vete (faturë 2) pjesën e objektit për t?u shitur si shitje ndërtese e përjashtuar nga TVSH-ja bazuar në nenin 53 pika g) të ligjit. Gjithashtu në përqindje ndërtuesi do të vlerësojë edhe ndajë edhe pjesën e punimeve të përbashkëta si themele, tarraca, korridore, ashensorë duke ndarë pjesën në përqindje që i takon shfrytëzimit të objektit për veprimtari të tatueshme dhe pjesën në përqindje që i takon objektit për veprimtari të përjashtuar. Këto fatura përkatësisht regjistrohen në librin e shitjes si shitje me TVSH 20 % dhe në librin e blerjes regjistrohen përkatësisht, fatura 1- si blerje me TVSH të zbritshme dhe fatura 2- regjistrohet në vlerë totale si blerje me TVSH jo të zbritshme.

Është e rëndësishme dhe duhet të jetë qartësisht e përcaktuar që në fillim të ndërtimit të objektit në planimetrinë e tij, pjesa që do të përdoret për shfrytëzim nga vetë personi i tatueshëm dhe pjesa që do të jetë ambiente për t?u shitur. P.sh. 30 % e ndërtesës do të shfrytëzohet për qëllime të veprimtarisë së tatueshme të personit të tatueshëm, për t?u përdorur vetë prej tij si kinema ose restorant dhe ambiente argëtimi, por jo si ambiente për t?u shfrytëzuar për veprimtari të cilat janë të përjashtuara sipas ligjit, (p.sh.lojëra fati, kazino, etj). Ndërkohë 70 % e ndërtesës do të jetë për t?u shitur. Përveç se punimet e ndërtimit për pjesën që i përkasin veprimtarisë së tatueshme duhet të jenë faturuar dhe situacionuar më vete nga pjesa tjetër, për punimet e përbashkëta si themelet, tarraca, ambientet e përbashkëta, etj, që janë në funksion të të dyjave qëllimeve do të ndahen në bazë të përqindjes përkatëse sipas së cilës janë planifikuar të shfrytëzohen ambientet e objektit.

Ndërkohë e rëndesishme eshte qe ne cdo rast të përcaktohet qartë në lejet përkatëse përveç të dhënave që lidhen me ndërtuesin dhe investitorin, të dhënat për llojin e objektit, natyrën dhe qëllimin e përdorimit të tyre. Kur qëllimi i përdorimit të objektit është i përzier të jetë përcaktuar qartë në përputhje me planimetrinë e objektit pjesa përkatëse dhe qëllimi i përdorimit.

* Autorja ushtron detyrën Kontabel i Miratuar

Lajmet e fundit nga