web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati te Komuna e Parisit/ Arrestohen në Vlorë 4 persona, emrat

6 Gusht 2017, 09:34, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 shtetasit e dyshuar për atentatin që ndodhi pak ditë më parë tek Komuna e Parisit.

Gjatë këtij atentati mbeti i plagosur në shpatull shtetasi Florenc Hoxha, 24 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Nga njoftimi i policisë mësohet se shtetasit e arrestuar janë Ardit Xheferri, 31 vjeç, Dejvis Rrustemaj, 27 vjeç, Klajdi Kodra 27 vjeç si edhe Igler Qose, 26 vjeç, të cilët u kapën në qytetin e Vlorës.

Gjithashtu bëhet me dije se Dejvis Rrustemaj ka qenë ekzekutori i atentatit, ndërsa 3 të tjerët bashkëpunëtorët./CityNews





Lajmet e fundit nga